NDRYSHIME TE PESHQIT, SUKSES PËR AKREPAT
DASHI: Kohët e fundit jeni të shpërqendruar maksimalisht dhe nuk jeni në gjendje të perceptoni qartë dhe saktë rrethanat në të cilat gjendeni dhe për këtë arsye bëni gabime për të cilat zakonisht gjeni zgjidhje. Nëse doni të krijoni transformim psikofizik, do të duhet të jeni të relaksuar, konkret dhe t’u jepni përparësi personave dhe ngjarjeve që premtojnë një realizim harmonik.
DEMI: Eliminoni nervozizmin e brendshëm dhe mos lejoni që pesimizmi dhe melankolia t’ju dominojnë. Mos lejoni që njerëzit të cilët nuk kanë një vizion pozitiv në jetë dhe aftësinë për të perceptuar realisht rrethanat në të cilat ndodhen, t’ju marrin energjinë dhe me sjelljen e tyre të papërgjegjshme të ndikojnë në disponimin tuaj dhe në planet që keni ndërmend të zbatoni.
BINJAKËT: Mjaftueshëm improvizuat dhe latë dikë tjetër që t’i mbarojë obligimet tuaja, është koha të përballeni me realitetin dhe të përmirësoni përshtypjet në publik. Prandaj, eliminoni modestinë e rreme, mendoni me optimizëm dhe tregoni ndjenja më të mëdha për problemet e njerëzve të cilët kanë nevojë për ndihmën tuaj.
GAFORRJA: Vlerat tuaja shpirtërore do të dalin në pah dhe do t’ju mundësojnë të keni një orientim të sinqertë ndaj të tjerëve. Yjet tregojnë se është mirë që të veproni me humanizëm dhe virtyt. Përpjekja pozitive dhe sakrifica për përparimin e të afërmve, e kanë karakterizuar gjithmonë personalitetin tuaj. Kjo periudhë është e mirë për shitblerjen e pasurive të paluajtshme.
LUANI: Ka ardhur koha të distancoheni nga njerëzit dhe ngjarjet që ju kufizojnë dhe nuk ju lejojnë një ekzistencë të qetë. Planetët do t’ju sjellin vendosmëri të madhe, vitalitet dhe gatishmëri për veprime të guximshme. Kryeni detyrën, gjegjësisht, misionin për të cilin jeni thirrur, sepse lehtë mund të ndodhë që të humbni besimin dhe të ktheheni në pozicionin e fillimit.
VIRGJËRESHA: Mungesa e mbështetjes nga publiku dhe vështirësitë që ndjekin tashmë prej kohësh personalitetin tuaj, nuk ju lejojnë që t’u qaseni kënaqësive dhe sfidave të jetës në mënyrë më të relaksuar dhe spontane. Kjo është arsyeja pse ndiheni të tensionuar dhe vazhdimisht keni frikë nga goditjet negative të fatit.
PESHORJA: Yjet ju këshillojnë të zgjoni kapacitetin tuaj për rigjenerim dhe transformim, të mos bëni panik dhe të nxisni optimizmin, sepse keni forcë dhe potencial për të dalë nga kriza. Prandaj, mos u angazhoni me situata të parëndësishme, por jepni përparësi personave dhe ngjarjeve që premtojnë përparim.
AKREPI: Rezultatet pozitive do të shfaqen në maksimum, veçanërisht nëse tregoni këmbëngulje dhe vendosmëri në veprimet tuaja. Është mirë nëse i njihni prioritetet thelbësore dhe ngadalë, por sigurt filloni të ndërtoni konceptin e ri të jetës. Kjo periudhë është e mirë për udhëtime.
SHIGJETARI: Problemet ju ndjekin për një kohë të gjatë dhe ju bëjnë të ndiheni si një peshk pa ujë, prandaj nuk mund të gjeni një rrugëdalje nga labirinti psikofizik në të cilin ndodheni. Megjithatë, nuk është gjithçka e humbur, sepse do të keni mundësinë t’i jepni fund pasigurisë dhe të përmirësoni perspektivën.
BRICJAPI: Gjatë kësaj periudhe, ju këshillojmë të mos e impononi veten në publik, sepse problemet dhe kufizimet nuk do t’ju anashkalojnë, veçanërisht nëse preferoni t’i zgjidhni pengesat në mënyrë impulsive dhe të pamatur. Prandaj, është e nevojshme të mbroheni nga ndikimi joharmonik i të tjerëve, të punoni në përmirësimin e personalitetit tuaj dhe të mos rrezikoni.
UJORI: Qasja pozitive dhe njohja e vlerave të vërteta do t’ju ndihmojnë të eliminoni gradualisht problemet e grumbulluara dhe të vendosni ekuilibrin psikofizik. Prandaj, distancohuni nga ndikimet negative të pranishme në mjedisin e afërt, përcaktoni prioritetet tuaja dhe investoni në ngritjen shpirtërore të personalitetit tuaj.
PESHQIT: Harroni përvojat negative të së kaluarës dhe përpiquni të ndërtoni të ardhmen me një qasje pozitive. Shpesh zhvillimet kufizuese sjellin përvoja domethënëse dhe çojnë në ndryshim. Është koha ta mësoni mësimin dhe të kuptoni se nuk duhet t’u afroheni shumë hapur dhe naivisht personave që nuk ju respektojnë mjaftueshëm.
Zoran Krstevski