Suplementimi te popullsia femërore 50+ vjeç

Suplementimi te popullsia femërore 50+ vjeç

Çdo periudhë e jetës së femrës ka sfidat e veta, në mënyrën që trupi i një femre në të 20-at dhe 30-at është i ndryshëm nga trupi i një femre në të 50-at. Ndërsa plakemi, shfaqet mungesa e disa vitaminave dhe mineraleve thelbësore që mund të rezultojë me probleme më serioze shëndetësore.

Industria farmaceutike është mjaft e zhvilluar në mënyrë që suplementet e tabletave në doza të përshtatshme mund të plotësojnë nevojat specifike të disa vitaminave dhe mineraleve që nuk mund të plotësohen me anë të ushqimit. Suplementet shpesh merren vetë, por duhet të dimë se kjo ndonjëherë mund të jetë e rrezikshme për funksionimin optimal të organizmit nëse nuk merren në doza adekuate. Pavarësisht se sa shëndetshëm ushqehemi, shpesh ndodh që jo të gjithë lëndët ushqyese përthithen, ose humbasin për arsye të ndryshme.

Hulumtimet tregojnë se mbi 64% e grave kanë mungesë të vitaminës D, mungesa e vitaminës B2 arrin në 44.9%, kurse mungesa e hekurit shfaqet te pothuajse 23.2% e popullsisë. Këto mungesa mund të çojnë në pasoja të rënda shëndetësore si dobësimi i kockave, lodhje, rënie kognitive dhe një sistem imun të dobësuar.
Për më tepër, te gratë mbi 50 vjeç, rënia e hormoneve të tilla si estrogjeni ndikon më tej në përthithjen e disa lëndëve ushqyese, duke i bërë suplementet një pjesë të rëndësishme të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm. Këto janë vitaminat dhe mineralet kryesore të cilat janë thelbësore për funksionimin optimal.

Kalciumi është sinonim i kockave të shëndetshme – Organizmi i grave në periudhën pas menopauzës nuk i përthith vitaminat dhe mineralet siç bënte në moshë më të re. Një theks i veçantë i vendoset kalciumit, sepse mungesa e tij çon në rrezikun e të ashtuquajturave “kocka të brishta” dhe më shpesh osteoporozë. Sipas National Osteoporosis Foundation, një në dy gra mbi moshën 50 vjeç ka një thyerje për shkak të osteoporozës. Për moshën mashkullore, raporti është 1:4. Ky raport është i tillë sepse në menopauzë ka ndryshime hormonale, gjegjësisht ulje të nivelit të hormonit estrogjen, i cili ndikon drejtpërdrejt në densitetin e indit kockor.

Nëse kalciumi nuk merret nga produktet e qumështit dhe ushqimet e tjera të pasura me kalcium, trupi fillon të nxjerrë kalcium nga kockat, duke i bërë ato më të dobëta dhe më të brishta. Dozat e rekomanduara ditore ndryshojnë nga niveli i kalciumit në gjak, por për të rriturit marrja e nevojshme e kalciumit është prej 500-600 mg në ditë. Nivelet e kalciumit duhet të ndiqen sepse nivelet e larta të kalciumit mund të shkaktojnë probleme me veshkat dhe zemrën. Hiperkalcemi kanë zakonisht pacientët me sëmundje malinje ose hiperparatiroidizëm primar.

Vitamina D – imunitet i qëndrueshëm, humor më i mirë, kocka të shëndetshme. Vitamina D ndihmon trupin tonë për të rregulluar sasinë e kalciumit dhe fosfateve në trup, por gjithashtu ndihmon në forcimin e imunitetit në luftën kundër baktereve dhe viruseve. Disa studime tregojnë se mungesa e vitaminës D lidhet me depresionin, sëmundjet demineralizuese, sëmundjet reumatologjike, dermatovenerologjike dhe autoimune.

Kush ka nevojë më shumë për vitaminën D?

• Ata të cilët nuk e marrin mjaftueshëm këtë vitaminë nëpërmjet ushqimit dhe rrezeve të diellit
• Personat mbi 50 vjeç
• Personat me osteoporozë, si dhe sëmundjen e Crohn-it dhe kolitin ulceroz, ku është e kufizuar përthithja e yndyrës

Sipas rekomandimeve, marrja ditore e vitaminës D te femrat mbi 50 vjeç është prej 600 IU – 1000 IU, në varësi të nivelit të vitaminës D në gjak. Te femrat që kanë sëmundje të tjera shtesë, dozat janë më të larta.

Luteina – mbrojtëse e syve

Luteina i përket lëndëve ushqyese që janë të tretshme në yndyra, të ashtuquajturat karotenoide. Ky antioksidant përqendrohet në sy, duke i mbrojtur ata nga radikalet e lira dhe molekulat që mund të dëmtojnë ADN-në, lipidet dhe proteinat, duke shkaktuar ndryshime degjenerative në makulë që lidhen me plakjen. Është gjithashtu shkaku kryesor i verbërisë te popullata e moshuar.

Resveratroli – Një antioksidant natyral që gjendet në shumë bimë si rrushi, manaferrat, kumbullat. Si një antioksidant, ai është hulumtuar për efektet e tij kryesisht ndaj sistemit kardiovaskular, si dhe kancereve. Resveratroli ka aftësinë të parandalojë humbjen e vitaminave që janë të tretshme në yndyrë/liposulobile (vitamina K, A, D, E) si dhe peroksidimin e lipideve. Ka studime që pretendojnë se resveratroli ka fuqinë për të ndihmuar në parandalimin e aterosklerozës dhe reduktimin e grumbullimit të trombociteve, por gjithashtu ndihmon në trajtimin e diabetit, shërimin e plagëve dhe reduktimin e aktivitetit të disa tumoreve.

Kombinimi i vitaminave B1, B2, B6, B5, B12 kontribuon në funksionimin normal fiziologjik të sistemit nervor, veçanërisht në ushqimin e mbështjellësit të mielinës së qelizave nervore si pjesë e eritropoezës – krijimi i qelizave të kuqe të gjakut (eritrociteve). Merr pjesë në metabolizmin e karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave. Më së shumti gjendet në lëvozhgën e drithërave të plota, në maja, qumësht, mish, fruta dhe perime, si dhe në frutat arrore. Mungesa shfaqet përmes nervozizmit, depresionit, lodhjes, problemeve të lëkurës dhe flokëve, dhimbjes së muskujve etj.
Jodi dhe seleni janë të nevojshëm për gjëndrën tiroide. Një sërë studimesh tregojnë se mosfunksionimi i gjëndrës tiroide mund të shkaktohet nga plotësimi i trupit me selen, ndërkohë që ka mungesë të jodit.

Fruktooligosakaridet (FOS) dhe galaktooligosakaridet (GOS) si prebiotikë kanë një efekt pozitiv në mikroflorën e zorrëve, gjegjësisht shërbejnë si ushqim për bakteret e zorrëve. Studimet tregojnë se GOS dhe FOS nuk janë vetëm prebiotikë që ndihmojnë në rritjen e baktereve të zorrëve, por gjithashtu kanë përfitime të tjera për shëndetin e kockave dhe zemrës. Rolin më të madh e kanë në funksionin e sistemit tretës dhe si të tillë kanë aplikimin më të madh gjatë kapsllëkut, diarresë së zgjatur, sindromën e zorrës së trashë të irrituar si dhe imunomodulimin intestinal.

Për fat të mirë, sot ekzistojnë formula të specializuara që lejojnë marrjen e të gjitha këtyre vitaminave dhe mineraleve në doza optimale. Një formulë e tillë është e disponueshme edhe te ne, e krijuar pikërisht për të mbështetur shëndetin e grave mbi 50 vjeç. Ky formulim përmban pikërisht disa vitamina dhe minerale me doza të përcaktuara të nevojshme për këtë periudhë të jetës së çdo gruaje. Sido që të jetë, para se të përdorni ndonjë suplement, është e nevojshme të ekzaminohet niveli i përqendrimit të vitaminave dhe mineraleve në gjak, sepse siç e thamë më lart, krijon rrezik për përqendrim të tepruar të tyre.

Përdoret vetëm 1 tabletë në ditë, pas mëngjesit. Këshillohet të mos e merrni në stomak bosh. Është e nevojshme të dini se ky produkt nuk është ilaç, por një plotësues/suplement, një preparat të cilin para se ta merrrni duhet të konsultoheni me mjekun ose farmacistin.