PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM:
- 2 kungulleshka të mesme, të grira
- 1 filxhan polentë
- 4 vezë
- 150 g djathë ose feta (mundet edhe përzierje me djathë kaçkavall)
- 1 gotë kos grek
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 1/2 luge çaji pluhur për pjekje
- kripë dhe piper sipas shijes
- kopër të freskët ose majdanoz (sipas dëshirës)
PËRGATITJA:
Kungulleshkat e grira kripni dhe lini të kullojnë për 10 minuta. Më pas shtrydhni mirë. Në një enë të madhe rrihni vezët me një rrahëse teli, më pas shtoni kosin, djathin, polentën, vajin e ullirit dhe pluhurin për pjekje. Shtoni kungulleshkat te përzierja dhe hidhni kripë, piper dhe erëza të freskëta sipas shijes. Masën e fituar derdhni në një tepsi të lyer me vaj ose të shtruar me letër furre. Piten piqni në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 30-35 minuta ose derisa të marrë ngjyrë të artë. Lini të ftohet pak para se ta prisni.