Përbërësit e nevojshëm:
- 300 g fileta pule
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë çaji hudhër pluhur
- 1/2 luge çaji qimnon
- 1/2 luge çaji kripë
- 1/2 lugë çaji piper
- lëng nga 1/2 limoni
Përbërësit për garniturën:
- 1 gotë bollgur i zier ose kinoa
- 1 grusht spinaq të freskët ose rukolë
- 1/2 avokado, e prerë në copa
- 5-6 domate qershi, të përgjysmuara
- 2 lugë gjelle humus
- 1/4 gotë djathë feta (opsionale)
- 1 lugë çaji fara luledielli ose susami
Përbërësit për salcën:
- 2 lugë gjelle kos grek
- 1 lugë çaji mustardë
- 1 lugë çaji mjaltë
- 1 lugë gjelle lëng limoni
- 1/2 luge çaji kripë
Përgatitja:
Përzieni erëzat, vajin e ullirit dhe lëngun e limonit, lyeni mirë mishin e pulës dhe lini të marinohet për të paktën 15-20 minuta. Piqni në skarë ose skuqni në një tigan skare për rreth 20 minuta në 200°C, më pas prisni në feta të holla. Vendosni bollgurin e gatuar (ose kinoan) në një pjatë. Shtoni perime të freskëta, avokado dhe domate qershi. Shtoni një lugë humus dhe spërkatni me djathë feta. Mishin e pulës vendosni sipër. Përzieni përbërësit e salcës dhe derdhni mbi pjatën e përgatitur. Shtoni farat e pjekura të lulediellit për një efekt krokant.