Përbërësit e nevojshëm:
- 1 kungulleshkë mesatare, e grirë në rende
- 1 karotë e grirë në rende
- 1/2 qepë e grirë hollë
- 1 gotë qiqra të ziera (ose 1 konservë)
- 2 lugë gjelle miell tërshëre ose miell integral
- 1 vezë
- 1 lugë çaji qimnon
- kripë dhe piper sipas shijes
- vaj ulliri për tiganisje
Përbërësit për salcën:
- 150 g kos grek
- 1 lugë çaji lëng limoni
- 1 lugë çaji kopër të grirë hollë
- 1 thelb hudhër të grirë hollë
- kripë dhe piper
Përgatitja:
Kulloni lëngun e tepërt nga kungulleshka e grirë në rende. Në një grirës, bluani qiqrat dhe përzieni me kungulleshkën, karotën, qepën, miellin, vezën dhe erëzat. Formoni qoftet dhe skuqni në zjarr mesatar me pak vaj ulliri, rreth 3-4 minuta nga secila anë. Në një enë përzieni përbërësit e salcës. Shërbeni qoftet me salcën e kosit dhe sallatën e freskët.