Kur jeta të jep limonë, pse të mos bësh limonçello? Ose akoma më mirë, të hapësh një restorant me disa gjyshe të vërteta italiane si kuzhiniere.
Kjo është ideja e Xho Skaravella (interpretuar nga Vins Von) në këtë komedi-dramë të ngrohtë dhe emocionale. Në nder të nënës së tij të ndjerë, Xho vendos të hapë një restorant italian ku në kuzhinë fjalën kryesore do ta kenë gjyshet nga rajone të ndryshme të Italisë. Secila prej tyre sjell recetat, historitë dhe temperamentin e vet, duke rijuar një përzierje shijesh dhe emocionesh që e bëjnë restorantin më shumë sesa thjesht një lokal – ai bëhet shtëpi.
I frymëzuar nga historia e vërtetë e Xho Skaravellës, filmi është një homazh i vërtetë për vlerat familjare, traditën dhe dashurinë e transmetuar përmes ushqimit.