Brokoli nuk është thjesht një bimë lakrore e zakonshme – është një bombë e vërtetë ushqyese! Është i pasur me vitamina, minerale, antioksidantë dhe fibra bimore të cilat janë të dobishme për shëndetin e përgjithshëm. Përmban sulforafan – një fitokimikat i fuqishëm që ndihmon në luftimin e inflamacionit dhe mbron trupin nga radikalet e lira që plakin trupin. Hulumtimet tregojnë se konsumimi i rregullt i brokolit mund të ndihmojë në uljen e rrezikut nga disa lloje të caktuara të kancerit falë sulforafanit dhe komponimeve të tjera unike që përmban.
Është i pasur me vitaminë C, vitaminë A dhe zink, të cilat janë thelbësore për një sistem imunitar të fortë, veçanërisht gjatë sezonit të ftohjeve dhe gripit. Fibrat, kaliumi dhe antioksidantët në brokoli ulin nivelet e kolesterolit të keq dhe mbrojnë zemrën. Falë përmbajtjes së lartë të fibrave, brokoli ndihmon në ruajtjen e një sistem tretës të shëndetshëm dhe aktiv. Me një përmbajtje të lartë të vitaminës K dhe kalciumit, brokoli kontribuon në ruajtjen e një mase kockore të shëndetshme. Përmban gjithashtu edhe luteinë dhe zeaksantinë – antioksidantë që i mbrojnë sytë nga dëmtimi dhe zvogëlojnë rrezikun e degjenerimit makular.