Lora Bleklok, një gazetare e re (interpretuar nga Kira Najtli), i jepet mundësia të nisë një udhëtim në dukje perfekt, në një anije luksoze me një numër të vogël pasagjerësh. Por, luksi shpejt shndërrohet në mister kur Lo bëhet dëshmitare e sulmit ndaj një gruaje në kabinën ngjitur numër 10 – një grua që, sipas ekuipazhit, nuk ekziston fare.
Ndërsa listat zyrtare pretendojnë se kabina është bosh, Lo përballet me dyshime, heshtje dhe rrezik që i kanoset pas shpine. E vendosur për të zbuluar të vërtetën, ajo kupton se dikush në anije do të bëjë gjithçka që ajo e vërtetë të mbetet në errësirë.
