Asgjë nuk na tregon kalimin e kohës aq qartë sa pasqyra dhe… nyjat tona.
Një ditë, pa paralajmërim, lëkura jonë fillon të humbasë shkëlqimin e saj dhe gjunjët të na dhembin pas një dite të gjatë dhe të vështirë. Kjo është një kujtesë e heshtur se elementet më të rëndësishme ndërtuese në trupin tonë ngadalë po harxhohen.
Kolagjeni dhe acidi hialuronik janë si dy roje kryesore që e kanë bërë punën e tyre për një kohë të gjatë, pa u vënë re. Deri në një moment kur të shfaqet nevoja për ndihmën tonë.
Deri në moshën 30 vjeç, trupi ynë prodhon tashmë 15% më pak kolagjen.
Deri në moshën 50 vjeç – më shumë se gjysma e rezervave janë harxhuar.
Po acidi hialuronik? Ai zhduket akoma më shpejt.
Rezultati? Thatësi, rrudha, tension në nyje, lëvizshmëri që nuk është më si ajo që ishte më parë.
Shkencëtarët besojnë se zgjidhja qëndron në rikthimin e asaj që trupi po humbet – kolagjenin dhe acidin hialuronik në formën e duhur dhe gjithmonë së bashku.
Kolagjeni – proteina që na mban në këmbë
Kolagjeni është një proteinë që gjendet natyrshëm në trup dhe prodhohet nga qelizat e indit lidhor. Është proteina më e pranishme te njeriu – përbën pothuajse një të tretën e masës së përgjithshme të proteinave. Ekzistojnë 28 lloje të njohura të kolagjenit, më të zakonshmet prej të cilave janë:
Tipi I – më i përhapuri, i pranishëm në të gjitha indet lidhore
Tipi II – gjendet në nyja dhe disqet ndërvertebrale
Tipi III – pjesë e indit lidhor në lëkurë dhe enët e gjakut
Tipi IV – i pranishëm në veshka, thjerrëzën e syrit dhe veshin e brendshëm
Kolagjeni është thelbësor për strukturën dhe elasticitetin e tendinave, ligamenteve, muskujve dhe kërcit – dhe për këtë arsye luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e nyjave dhe kockave.
Gjithashtu, ai përbën 75–80% të strukturës së lëkurës dhe kontribuon në elasticitetin, hidratimin dhe rigjemerimin e qelizave të dëmtuara.
Hulumtimet tregojnë se kolagjeni arrin kulmin në periudhën prej 25 deri 34 vjeç, pas së cilës prodhimi i tij natyror bie me rreth 1.5% në vit.
Pasojat i shohim si:
- shfaqja e vijave të holla dhe rrudhave
- ulja e dendësisë së kockave
- rritja e rrezikut të osteoporozës
Prandaj, shumë njerëz zgjedhin të marrin kolagjen detar (tipi I) si shtesë ushqimore. Ai ka përthithje të shkëlqyer dhe është një zëvendësues i përshtatshëm për njerëzit që nuk përdorin burime shtazore me origjinë nga gjedhi ose derri.
Acidi hialuronik – molekula që mban ujë
Acidi hialuronik është një polisakarid natyral i pranishëm në lëkurë, nyja dhe sy. Është i njohur për aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të mbajtur ujin – mbi 1,000 herë më shumë se pesha e vet.
Falë kësaj:
- e mban lëkurën të hidratuar dhe të plotë
- përmirëson funksionin mbrojtës të lëkurës
- kontribuon në elasticitetin dhe butësinë e lëkurës
Në nyja, është pjesë përbërëse e lëngut sinovial, i cili i lubrifikon ato dhe i mbron nga fërkimi. Me kalimin e moshës, prodhimi i tij zvogëlohet, gjë që mund të çojë në tharje të lëkurës, lëvizshmëri të reduktuar dhe dhimbje të nyjave.
Përfitime të tjera të acidit hialuronik:
- përshpejton shërimin e plagëve
- zvogëlon inflamacionin
- ruan shëndetin e syve
Si funksionojnë së bashku?
Kolagjeni dhe acidi hialuronik plotësojnë njëri-tjetrin në mënyrë natyrale.
Kolagjen = strukturë dhe fortësi.
Acid hialuronik = hidratim dhe lubrifikim.
Fuqi e dyfishtë për lëkurën
Lëkura përmban:
50% të acidit hialuronik të përgjithshëm
75% të kolagjenit të përgjithshëm në trup
Kur niveli i këtyre dy substancave ulet – përshpejtohet plakja e lëkurës.
Kombinimi:
- përmirëson fortësinë dhe elasticitetin
- rrit hidratimin në shtresat e thella
- forcon barrierën e lëkurës
- kontribuon për një teksturë më të njëtrajtshme
Hulumtimet sugjerojnë se marrja e suplementeve në formë orale mund të arrijë shtresat e thella të lëkurës në mënyrë më efektive sesa kremrat.
Lëvizshmëri më e madhe dhe mbrojtje e nyjave
Në nyja:
kolagjeni jep strukturë dhe stabilitet
acidi hialuronik i lubrifikon dhe i mbron nga fërkimi
Kombinimi:
- zvogëlon shqetësimin dhe dhimbjen gjatë lëvizjes
- mbështet shëndetin e kërcit
- kontribuon në dendësi më të mirë të kockave
- ruan tonin e muskujve, kështu që nyjat kanë më pak presion
Kjo sinergji është veçanërisht e dobishme për njerëzit që qëndrojnë shumë në këmbë, rrinë ulur për periudha të gjata kohore ose janë fizikisht aktivë.
Është me rëndësi të dihet!
Edhe pse kolagjeni dhe acidi hialuronik janë natyralë dhe tolerohen mirë:
- suplementimi duhet të përshtatet në mënyrë individuale
- gjithmonë duhet të konsultoheni me një farmacist ose mjek
- ushqimi i shëndetshëm, hidratimi dhe mbrojtja nga dielli mbeten themeli i një lëkure të bukur dhe të shëndetshme.
