DASHURI PËR DEMAT, PASION PËR UJORËT
DASHI: Origjinaliteti dhe progresiviteti juaj do të dalin plotësisht në pah, kështu që pikëpamjet konservatore dhe ndikimet kufizuese të të tjerëve nuk do të kenë efekt. Vazhdoni të jeni liberalë, të pavarur dhe të orientuar pozitivisht ndaj perspektivave të jetës. Mos hyni në rreziqe të mëdha financiare.
DEMI: Mendoni me optimizëm dhe përdorni forcën tuaj mendore për të lëvizur potencialet drejt një perspektive harmonike, sepse vetëm kështu do t’i tejkaloni vështirësitë. Prisni surpriza të këndshme në fushën e dashurisë dhe një perspektivë pozitive në punë.
BINJAKËT: Rrethanat në jetën tuaj nuk po përmirësohen aspak, prandaj është e nevojshme të mendoni për arsyet që ju çuan në një situatë të pafavorshme. Nëse vazhdoni të nxitoni pa kujdes drejt qëllimit tuaj, atëherë mos prisni stabilizim dhe një perspektivë harmonike.
GAFORRJA: Kohët e fundit, keni preferuar të shmangni kontaktet me publikun dhe kështu të tërhiqeni në botën tuaj të vogël. Kjo vjen si pasojë e zhgënjimeve dhe investimeve të gabuara që keni pasur në dashuri ose në punë. Megjithatë, nuk ka vend për panik, prandaj kapërceni frikën tuaj, përballuni me realitetin dhe besoni se do të vijnë mundësi më të mira.
LUANI: Mbani mend se periudha që vjen nuk është koha e duhur për t’u nënshtruar tundimeve dhe për të pranuar marrëdhënie pa perspektivë. Prandaj, përqendrohuni te personat dhe ngjarjet që nuk do t’ju krijojnë vështirësi dhe mos rrezikoni duke hyrë në marrëdhënie dhe situata të cilat nuk i njihni mjaftueshëm.
VIRGJËRESHA: Ndjenja e frikës dhe pasigurisë ju pushton plotësisht, sepse përparimi juaj profesional varet nga mbështetja e të tjerëve. Yjet ju këshillojnë të besoni në vlerat tuaja dhe të kuptoni se zotëroni një potencial të fortë për përmirësimin e gjendjes suaj psikofizike dhe për sukses në jetë. Krijoni një vizion pozitiv dhe mos i lini asgjë rastësisë.
PESHORJA: Do të arrini t’i eliminoni problemet që kanë ndjekur personalitetin tuaj për një kohë të gjatë, nëse jeni rezistent ndaj ndikimeve të të tjerëve dhe gjeni mënyrë për të krijuar një vizion të ri. Jeni marrë mjaftueshëm me gjëra të parëndësishme, është koha të niseni me guxim drejt qëllimit tuaj. Periudha që vjen është pozitive për udhëtime.
AKREPI: Në vend që të silleni në mënyrë joanalitike dhe të përpiqeni të arrini shpejt te qëllimi, është shumë më mirë të gjeni kohë për pushim dhe në këtë mënyrë të largoheni nga tundimet që rrezikojnë ta lodhin plotësisht organizmin tuaj. Nëse vazhdoni të reagoni në mënyrë jokonstruktive dhe të nxituar, atëherë mos prisni përparim në dashuri dhe stabilizim të situatës.
SHIGJETARI: Mendoni pozitivisht dhe me guxim drejtohuni kah perspektivat e së ardhmes, sepse keni qenë mjaftueshëm të ngarkuar me të kaluarën dhe keni lejuar që tensioni dhe pesimizmi të pushtojnë plotësisht personalitetin tuaj. Rrethanat në dashuri mund të përmirësohen nëse e hapni veten ndaj kënaqësive dhe ndiqni gjuhën e trupit. Prandaj, mos u bëni skllav i paragjykimeve, eliminoni kokëfortësinë dhe kuptoni se keni forcën dhe potencialin për të përmirësuar situatën.
BRICJAPI: Do të keni ende mbështetjen e planetëve. Kjo do të thotë që harmonia dhe perspektiva do të vazhdojnë të jenë të pranishme. Është thelbësore të tregoni iniciativë dhe këmbëngulje në realizimin e nevojave tuaja. Manifestoni një qasje luftarake dhe besoni në vlerat tuaja. Periudha është e mirë për të investuar në pasuri të paluajtshme.
UJORI: Në vend që ta ngarkoni veten me probleme joreale, yjet ju rekomandojnë të gjeni kohë për t’u dorëzuar kënaqësive. Në fakt, kjo periudhë është ideale për t’u distancuar nga personat dhe situatat joproduktive, si dhe për të ndjekur energjitë aventureske. Mos lejoni që t’ju pushtojnë mendimet pesimiste, por në vend të kësaj, nxisni aftësinë për t’iu dorëzuar pasionit.
PESHQIT: Yjet ju këshillojnë të relaksoheni, të investoni në zhvillimin personal dhe të silleni në mënyrë konstruktive në marrëdhëniet tuaja me të tjerët. Është e dobishme nëse në momentet kritike ndiqni intuitën tuaj dhe gjeni një mënyrë për të zgjidhur me qetësi konfliktet e mundshme. Pra, ndiqni zërin tuaj të brendshëm dhe jini aktiv në publik. Kushtoni vëmendje shëndetit tuaj.
