Hamburgerë vegjetarianë me pesto

Hamburgerë vegjetarianë me pesto

Përbërësit:

Për përzierjen e hamburgerit:

  • 1 – 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 qepë mesatare, të grira imët
  • 3 thelpinj hudhër, të grira imët
  • ½ lugë çaji spec djegës (opsionale)
  • 1 kanaçe qiqra (rreth 400 g), të kulluara dhe të shpëlara
  • ½ gotë pesto
  • ½ gotë thërrime buke

Për salcën:

  • ⅓ gotë majonezë
  • 1 lugë gjelle uthull balsamike

Përbërës shtesë:

  • 1 domate e madhe, e prerë në rrathë
  • rukola ose sallatë tjetër jeshile
  • simite për hamburger

Përgatitja:

Ngrohni pak vaj në një tigan në temperaturë mesatarë. Shtoni qepën, hudhrën, specat djegës dhe skuqni shkurt derisa të zbuten dhe të lëshojnë aromë.
Hidhni përzierjen në një enë, pastaj shtoni qiqrat. Shtypeni me pirun në mënyrë që të mbeten disa copa më të vogla për teksturë, pastaj shtoni peston dhe thërrimet e bukës. Përzierja duhet të jetë e butë, por mjaftueshëm e fortë për t’i dhënë formë.

Ndani në 4 pjesë të barabarta. Në të njëjtin tigan, ngrohni edhe pak vaj dhe skuqni qoftet për 3-4 minuta nga secila anë.
Përzieni majonezën dhe uthullën balsamike për salcën me të cilën do të lyeni bukët. Sipër salcës vendosni qoften, fetat e domates dhe rukolën, pastaj pjesën tjetër të bukës.