Stomaku juaj bën zhurmë në mbrëmje vonë, prandaj shkoni fshehurazi në kuzhinë duke kërkuar diçka për të ngrënë? Të gjithë e bëjmë të njëjtën gjë! Por, ky nuk është ndonjë mëkat i madh – përkundrazi, mund të bëhet një zakon i shëndetshëm nëse përpiqeni.
Nutricionistët thonë se të flesh me stomakun bosh jo vetëm që mund të ulë cilësinë e gjumit, por ndikon edhe në nivelet e energjisë që janë të domosdoshme për ditën e re.
Një vendim më i zgjuar është të zgjidhni me kujdes se çfarë do të hani vonë në mbrëmje, sesa të mos hani fare ndërkohë që jeni të uritur.
Disa ushqime rrisin nivelin e sheqerit në gjak dhe ju mbajnë zgjuar, ndërsa disa të tjera nxisin gjumin dhe e furnizojnë trupin me lëndë ushqyese. Po ju paraqesim këto të fundit përmes 25 ushqimeve të shëndetshme – zgjedhje të shkëlqyera për mbrëmjet e vona dhe shpëtimtarë të vërtetë nga zgjedhjet e gabuara të ushqimeve që sjellin kilogramë shtesë.
Kokoshka pa vaj
Të përgatitura në shtëpi, pa shtesa apo gjalpë. Janë të pasura me fibra bimore dhe triptofan – një aminoacid që nxit prodhimin e serotoninës.
Perime të pjekura
Fasule, bizele ose mashurka – lyeni me erëza, shtroni në letër dhe piqni. Një meze e kripur dhe krokante që i ngjan patateve të skuqura, por me më shumë fibra dhe proteina që rrisin ndjesinë e ngopjes.
Kos grek me fruta dhe granola
Një ëmbëlsirë e shëndetshme me proteina, kalcium dhe probiotikë. Zgjidhni një produkt pa sheqer të shtuar dhe shtoni boronica dhe granola.
Ton dhe kastravec
Një meze e lehtë dhe freskuese e mbushur me vitaminë D, omega-3, vitaminë B12 dhe triptofan.
Alga të thata
Një meze e lehtë plot me jod, zink dhe vitaminë K.
Mollë me kanellë
Një kombinim klasik për një meze të lehtë me antioksidantë të shtuar falë kanellës.
Fëstëk
Të pasur me melatoninë, magnez dhe yndyra të shëndetshme. Të shkëlqyer për të ftuar gjumin.
Qershi të ngrira
Freskuese, të pasura me melatoninë dhe magnez.
Bajame të mbuluara me çokollatë të zezë
Një zgjedhje e ëmbël që nxit gjumin.
Sanduiç me gjalpë kikiriku dhe reçel
Bukë integrale me gjalpë kikiriku dhe reçel — e shijshme, shuan urinë dhe nxit serotoninën.
Drithëra me qumësht
Zgjedhje klasike që përmban karbohidrate komplekse dhe triptofan.
Selino me gjalpë arrash
Një kombinim çuditërisht i shijshëm! Merrni një shkop selino dhe lyeni me gjalpë kikiriku, lajthie ose bajamesh. Nëse nuk ju pëlqen shija, zëvendësoni selinonë me mollë.
Vezë të ziera
Përmbajnë shumë proteina dhe janë shumë të përshtatshme për një meze të shpejtë.
Arra dhe vishnja
Një kombinim i pasur me melatoninë, triptofan dhe magnez — nxit një gjumë të mirë.
Përzierje e shijshme
Përzieni kokoshka, fruta të thata, arra dhe çokollatë të zezë. Shuan urinë, dhe është shumë e mirë për stomakun.
Fara kungulli
Të pasura me magnez – një mineral që relakson dhe qetëson.
Hurma të mbushura me gjalpë arrash
Fibra, kalium dhe antioksidantë. Për më shumë shije, spërkatni me çokollatë të zezë dhe ngrini.
Avokado me biskota integrale të njelmëta
Yndyra të shëndetshme dhe fibra bimore – gjithçka që ju nevojitet për një gjumë të qetë.
Fik dhe djathë
Kombinim i ëmbël dhe kremoz, ndërkohë i pasur me magnez dhe kalcium. Provoni me djathë feta dhe shtoni mjaltë për një shije akoma më të mirë.
Gjizë dhe ananas
Kombinim i lehtë që shuan urinë, i pasur me triptofan, kalcium dhe vitaminë C.
Tërshërë me gjalpë kikiriku
Karbohidrate komplekse dhe magnez për një gjumë të thellë. Shtoni banane dhe kanellë për një efekt akoma më të madh.
Humus me perime
Shkopinj shumëngjyrësh prej karotash dhe specash me humus, të pasura me fibra dhe proteina.
Banane me qumësht çokollatë pa laktozë
Kombinim i shkëlqyer për adhuruesit e ëmbëlsirave që nxit relaksimin dhe gjumin.
Çokollatë e zezë
Kur nuk keni kohë për asgjë tjetër, hani pak çokollatë të zezë – burim i pasur me antioksidantë, magnez dhe triptofan.
Smoothie me banane dhe kos
Banane e ngrirë, kos grek, pak ujë ose qumësht dhe mjaltë – kremoze, ushqyese dhe qetësuese.