Lia e dhenve ose variçela është një sëmundje ngjitëse, infektive akute, e shkaktuar nga virusi herpes zoster, e cila më së shpeshti shfaqet te fëmijët e moshës 2 deri në 8 vjeç. Për shkak të infektivitetit të lartë, përhapet shumë lehtë përmes kontaktit të drejtpërdrejtë dhe rrugës ajrore, ndaj nuk kursehen as të rriturit të cilën nuk e kanë kaluar, apo që nuk janë vaksinuar. Pas infeksionit, njerëzit zakonisht fitojnë imunitet për gjithë jetën.
Përhapja: Lia e dhenve është e përhapur gjerësisht në gjithë botën dhe është një nga sëmundjet më të zakonshme të fëmijërisë. Vlerësohet se para zbulimit të vaksinës, pothuajse çdo fëmijë e kishte këtë sëmundje para moshës 15 vjeçare. Me aplikimin e vaksinës, numri i rasteve është ulur ndjeshëm në shumë vende. Numri më i madh i rasteve janë regjistruar gjatë muajve të dimrit dhe pranverës.
Simptomat e lisë së deleve
1. Faza fillestare: Temperaturë e lehtë, rrjedhje hundësh, kollë e lehtë
2. Zhvillimi i skuqjes: Një skuqje me kruarje, puçrra në formë të fshikëzave, që fillon në gjoks dhe fytyrë dhe më pas përhapet. Fshikëzat mund të shfaqen në valë, me njolla të reja që paraqiten ndërsa të vjetrat shndërrohen në dregëza. Në rastet më të rënda, mund të shfaqen te veshët, gojë dhe kapakët.
3. Faza e dregëzave: Fshikëzat shndërrohen në dregëza dhe bien për 10-14 ditë.
Shenjat paralajmëruese për konsultim me mjekun:
● Një temperaturë që zgjat më shumë se 4 ditë ose rritet mbi 39°C
● Kollë e fortë ose vështirësi në frymëmarrje
● Puçrra që nxjerrin qelb ose bëhen të kuqe, të ngrohta, ënjten ose janë të dhimbshme
● Dhimbje koke e fortë, përgjumje e pazakontë, vështirësi në zgjim, ndjeshmëri ndaj dritës, vështirësi në ecje, konfuzion, dhimbje të forta, të vjella ose qafë e ngurtë
Infektimi dhe masat e mbrojtjes publike
1. Shkollat dhe kopshtet: Informoni institucionet dhe mbani fëmijët në shtëpi derisa fshikëzat të shndërrohen në dregëza. Koordinoni me mësuesit për çdo rast individual
2. Vendet publike: Shmangni këndet e lojërave, pishinat dhe vendet publike për të parandaluar përhapjen e virusit, veçanërisht gratë shtatzëna ose njerëzit me imunitet të dobësuar.
3. Larja: Dushi i shpejtë ose banja me ujë të vakët mund të lehtësojë kruajtjen. Shmangni ujin e nxehtë dhe banjat e gjata
4. Fluturimi: Fëmijët me linë e dhenve zakonisht nuk lejohen të fluturojnë derisa të shërohen plotësisht për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit përmes sistemeve të ventilimit të aeroplanëve.
Trajtimi dhe lehtësimi i simptomave
Është i nevojshëm izolimi dhe pushimi me zbatimin e terapisë simptomatike, e nëse është e nevojshme edhe terapi me antibiotikë. Duhet të konsumohen ushqime bulmeti dhe bimore, gjithashtu rekomandohet të merren sa më shumë fruta dhe perime për të sjellë më shumë vitamina në trup. Filloni të forconi imunitetin me inozinë, betaglukane, probiotikë, zink dhe doza të larta të vitaminave C, D dhe B.
Kidsner shkumë për puçrra me efekt ftohës: Ofron lehtësim efektiv të kruajtjes pa i acaruar puçrrat. Për një efekt më të mirë ftohës, ruani në frigorifer përpara përdorimit.
Këshilla shtesë:
● Mbani fëmijët larg diellit për të reduktuar kruajtjen
● Prisni thonjtë dhe mbuloni duart dhe këmbët gjatë natës për të parandaluar gërvishtjet
● Vishni fëmijët me veshje të lehta dhe që ajrosen
● Kushtoni vëmendje të veçantë higjienës dhe siguroni përkujdesje dhe dashuri
● Shmangni përdorimin e NSAID si ibuprofen, kurse aspirina është gjithashtu e ndaluar te fëmijët deri në moshën 18 vjeç sepse shoqërohet me rrezikun e zhvillimit të sindromës Reye (dëmtime të trurit dhe mëlçisë me shkallë të lartë të vdekshmërisë)
Dr. Sandra Jovanovska
Mjeke e përgjithshme