Aronia

Aronia

Aronia, e njohur edhe si aronia e zezë ose superfruti, është një nga burimet më të fuqishme natyrore të antioksidantëve. Origjina e saj është nga Amerika e Veriut, por sot kultivohet edhe në vendin tonë dhe përdoret gjithnjë e më shumë si pjesë e të ushqyerit të shëndetshëm. Fuqia kryesore e aronisë qëndron në përmbajtjen e saj të lartë të antocianinave – pigmentet natyrale që i japin ngjyrën e errët, por edhe vetitë e saj të forta antioksiduese. Ato ndihmojnë në neutralizimin e radikaleve të lira, forcojnë imunitetin, mbrojnë zemrën dhe enët gjakut dhe zvogëlojnë e inflamacionin në trup. Hulumtimet tregojnë se konsumimi i rregullt i aronisë mund të kontribuojë në përmirësimin e presionit të gjakut, rregullimin e sheqerit në gjak dhe mbështetjen e mëlçisë.

Për shkak të këtyre vetive, aronia rekomandohet veçanërisht për njerëzit që vuajnë nga çrregullime metabolike, lodhje kronike ose imunitet të reduktuar. Një nga përfitimet më pak të njohura, por shumë të rëndësishme të aronisë është ndikimi pozitiv në traktin urinar. Falë vetive të saj antiseptike, ndihmon në parandalimin e infeksioneve të traktit urinar dhe në ruajtjen e shëndetit të veshkave dhe fshikëzës së urinës. Është veçanërisht e dobishme për njerëzit që kanë shpesh probleme me infeksionet e traktit urinar. Mund të konsumohet e freskët, si lëng, fruta të thata, si pluhur ose si shtesë në kos ose qull tërshëre. Aronia nuk është thjesht një frut, ajo është një terapi e vërtetë natyrale për stilin e jetës moderne.