Biftek Stroganoff

Biftek Stroganoff

Përbërësit e nevojshëm:

  • 75 g gjalpë
  • 1 qepë, e prerë imët në shirita
  • 150 g kërpudha shampinjon, të grira imët
  • 2 lugë gjelle pure domatesh
  • 1½ lugë çaji mustardë Dijon
  • ½ lugë çaji piper i kuq i tymosur
  • 110 ml lëng mishi
  • 500 g biftek, i prerë në shirita
  • kripë dhe piper i zi i sapobluar
  • 150 ml konjak
  • 200 ml salcë kosi
  • 2 lugë gjelle majdanoz i freskët

Përgatitja:

Ngrohni tiganin në temperaturë të lartë dhe shtoni gjysmën e gjalpit. Kur të fillojë të shkrihet dhe të bëjë shkumë, shtoni qepën dhe skuqni për 2-3 minuta që të zbutet. Shtoni kërpudhat dhe gatuani për 1-2 minuta të tjera. Shtoni purenë e domates, mustardën dhe piperin e kuq të tymosur dhe gatuani edhe për 1 minutë. Hidhni lëngun e viçit dhe lini të vlojë, pastaj zvogëloni temperaturën dhe lini të ziejë ngadalë për 3-4 minuta.

Hidhni kripë dhe piper të zi të sapobluar. Në një tigan të veçantë, shkrini gjalpin e mbetur. Sapo të fillojë të bëjë shkumë, shtoni mishin dhe skuqni për 2-3 minuta që të marrë ngjyrë nga të dyja anët. Hidhni konjakun dhe lini me kujdes të ndizet në tigan (E RËNDËSISHME: sigurohuni që të mos ketë materiale të ndezshme sipër tiganit). Te përzierja e qepëve dhe kërpudhave shtoni salcën e kosit dhe përzieni mirë. Pasi flakët të qetësohen, shtoni mishin në përzierjen me kërpudha dhe salcë kosi dhe gatuani edhe për 1 minutë tjetër. Hidhni sërish kripë dhe piper dhe shtoni majdanozin. Shërbeni biftekun me patate të pjekura.