Përbërësit e nevojshëm
- 300 gr miell gruri integral
- 100 g gjalpë të ruajtur në temperaturën e dhomës
- 2 lugë vaj kokosi
- 5 lugë mjaltë (ose sheqer kafe)
- 1 vezë
- ¼ lugë kafeje xhenxhefil pluhur
- ½ lugë kafeje me kanellë
- 16 g pluhur pjekjeje
Përgatitja:
Në një enë të thellë rrihni gjalpin dhe vajin e kokosit dhe në fund shtoni mjaltin. Pasi përbërësit të jenë bashkuar mirë, shtoni gradualisht miellin, vezën, xhenxhefilin, kanellën dhe pluhurin për pjekje. Masën e përziejmë mirë me lugë për rrahje, më pas me duar e përziejmë brumin. Brumin në formë topi e vendosim në frigorifer të qëndrojë për rreth 30 minuta deri në 1 orë. Duke përdorur një petës, bëni një kore nga brumi – shtoni miell nëse brumi shkërmoqet ose ngjitet. Formoni biskota me ndihmën e kallëpeve për Krishtlindje. Biskotat i vendosim në një tepsi të veshur me letër furre dhe i pjekim në 180 gradë për 10 deri në 12 minuta. I dekorojmë sipas dëshirës.