Përbërësit e nevojshëm:
- 4 tortilla
- 4 copa fileta nga mishi i derrit
- 1 avokado
- 2 domate
- 2 speca të kuq
- 1 spec jeshil
- 1 qepë
- 10 ullinj
- lëng i shtrydhur nga ½ limoni
- kripë, piper i zi i bluar, borzilok i freskët
Përgatitja:
Fillimisht përgatisni purenë e avokados, ashtu që do ta qëroni avokadon, do të copëtoni ullinjtë dhe do ti përzieni me grirësin elektrik (mund t’i shtypni edhe me pirun) së bashku me lëngun e limonit, kripën dhe piperin e zi. Domatet, specat dhe qepët, prisni në copa më të mëdha dhe skuqni shumë pak në zjarr të fortë. Shtoni kripën dhe borzilokun e freskët. Mishin prisni në kube, kripeni mirë dhe skuqeni në vaj të nxehtë derisa të skuqet. Ngrohni tortillat dhe më pas lyeni me purenë e avokados. Sipër vendosni mishin dhe më pas perimet. Shërbejeni të ngrohtë.