Irlandë, fillimi i viteve 50. Ejlis (e luajtur nga aktorja e jashtëzakonshme Saoarse Ronan) është një grua e re që punon në një dyqan ushqimesh dhe bën një jetë shumë monotone. Ambiciet e forta do ta shtyjnë atë të shpërngulet në Brooklyn, Nju Jork, duke lënë pas nënën dhe motrën e saj Rouz (Fiona Glaskot). Pavarësisht trishtimit dhe mallit të madh për shtëpinë, Ejlis përfundimisht vendoset në shtëpinë e saj të re, gjen një punë, studion për të qenë llogaritare dhe takon një të ri të pashëm italian, Toni Fiorello (Emori Koen). Gjërat po shkonin mirë, derisa nuk e befasoi vdekja e papritur e motrës. Ejlis vendos të kthehet në shtëpi, përkohësisht. Ajo dhe Toni martohen me shpejtësi dhe më pas Ejlis shkon vetëm në Irlandë për të ngushëlluar nënën e saj. Por, ideja e jetës në Irlandë nuk duket më aq monotone. Ejlis tundohet fortë për të vendosur përfundimisht se cila do të jetë shtëpia, por edhe partneri i saj.
ÇFARË NË KOHËN E LIRË? BROOKLYN, FILM
