Gjatë stinës së verës, para vitit të tyre të fundit të fakultetit në Dablin, Frensis dhe shoqja e saj më e mirë Bobi takohen me shkrimtaren mbresëlënëse Melisa. Krejt rastësisht, Frensis do të dashurohet me bashkëshortin e Melisës, Nik-un, me të cilin do të ketë një lidhje. Frensis për herë të parë do ta gjejë veten në krahët e një burri, do të fillojë të njohë veten, por në të njëjtën kohë do të ngatërrohet në një rreth gënjeshtrash dhe një mënyrë jetese me të cilën nuk është mësuar. A do të arrijë Frensis të përballet me pasojat që shkaktoi duke iu dorëzuar emocioneve të saj për një burrë që e tradhton gruan e tij për herë të shtatë?