Një tjetër film i suksesshëm për aktorin Xhejk Gilenhal. Edhe pse është i vetmi që shfaqet pothuajse në të gjithë filmin, padyshim që do të arrijë t’ju mbajë vëmendjen deri në fund. Kësaj radhe ai luan rolin e një oficeri policie të degraduar që do të hiqet nga rruga si ndëshkim dhe do të punojë në tavolinën e marrjes së thirrjeve për ndihmë.
Krejt papritur ai do të marrë një telefonatë nga një grua e rrëmbyer dhe më pas nis hetimi i vërtetë, i cili do të bëhet përmes telefonit. Duke thyer autorizimin e tij, polici do të bëjë gjithçka për të mbrojtur të renë dhe dy fëmijët e saj të vegjël që e presin në shtëpi.
Por a ka vërtet nevojë për shpëtim?