Çfarë në kohën e lirë? Fractured, film

Çfarë në kohën e lirë? Fractured, film

Nëse jeni adhurues i trilerëve, emocioneve dhe suspensave që do t’ju mbajnë deri në fund, atëherë ky propozim është për ju. Pas një debati të shkurtër gjatë rrugës për në shtëpi, Rej, Lili dhe vajza e tyre gjashtëvjeçare, Peri ndalojnë në një pikë karburanti. Pushimi i shkurtër do të shndërrohet në makth, e vogla Peri përfundon me një thyerje në krah, prandaj familja detyrohet të drejtohet për në spitalin më të afërt. Atje i pret një radhë njerëzish që presin për ekzaminim dhe një staf i ngarkuar që nuk di kë të ndihmojë më parë. Prindërit përpiqen në çdo mënyrë të mundshme të tregojnë urgjencën e një ekzaminimi mjekësor dhe më në fund qetësohen kur mjeku i pranon. Peri dhe nëna e saj largohen për të kryer regjistrimet e nevojshme, ndërsa Rej qëndroi në korridor që të presë. Por, çfarë do të përjetojë ai? Vajza dhe gruaja e tij do të zhduken në mënyrë misterioze.