Vajza e Lanës, Ema, kthehet nga Londra dhe njofton se do të martohet vetëm pas një muaj. Përgatitjet për dasmën fillojnë menjëherë, por gjërat ndërlikohen më shumë kur Lana mëson se njeriu që i ka rrëmbyer zemrën Emës është djali i njeriut që e ka thyer të sajën shumë vite më parë. Lana, e luajtur nga Brok Shillds, do të kalojë gjithë jetën e saj duke pyetur veten se pse Uilli, i luajtur nga simpatiku Benxhamin Brat, papritmas do ta lërë. A do ta mësojë më në fund përgjigjen, a ka gjasa që djali i ri me të cilin ishte dashuruar marrëzisht në shkollë të mesme, të bëhet njeriu me të cilin do të kalojë pjesën tjetër të jetës? Lufta me ndjenjat e pazgjidhura dhe zemërimi i ndrydhur do të bëhen kërcënim për ditën më të rëndësishme të jetës së vajzës së saj, por fati përsëri ka një plan të papritur.