Seriali biografik tregon historinë e jashtëzakonshme të 20-vjeçares Miep Gis – gruaja që rrezikoi jetën e saj për të ndihmuar në fshehjen e Ana Frank dhe familjes së saj gjatë periudhës së pushtimit nazist. Kur shefi i saj Oto Frank shkoi tek ajo dhe i kërkoi që të fshihte familjen e tij nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, holandezja e re nuk hezitoi. Gjatë 2 viteve të ardhshme, Miep, burri i saj Jan dhe ndihmësit e tjerë u kujdesën për 8 personat – Oto Frank, gruaja e tij Edit, vajzat Ana dhe Margo dhe katër të tjerë. Seriali tregon në mënyrë të përsosur atë që ka përjetuar vetë Miep. Pikërisht ajo do të gjejë ditarin e Anës dhe do ta mbajë të sigurt, në mënyrë që më vonë Oto (i vetmi nga 8 të mbijetuarit) ta ndajë atë me botën si një nga rrëfimet më të fuqishme të Holokaustit.