Ka shumë filma për jetën e këngëtarit të rock-ut, Elvis Prislli, por regjisorja Sofia Kopola është e para që ka vënë në qendër të vëmendjes historinë e jetës së gruas së tij Prisilla. Duke bashkëpunuar ngushtë me Prisilla Prislli, duke marrë frymëzim nga libri i saj “Elvis and Me”, Kopola në mënyrë të pabesueshme sjell para audiencës anën e pambrojtur dhe të vetmuar të zonjës e cila në moshën 21 vjeçare bëhet bashkëshortja e njeriut që u përkiste të gjitha femrave në mbarë botën.