Nëse mendonit se i keni parë të gjitha historitë e ndërlikuara të dashurisë, njihuni me Lejla Tailan, një avokate ambicioze nga Stambolli e cila, pas një ndarjeje zemërthyese, vendos të gjejë përsëri dashurinë. Por, këtë herë, sipas rregullave të saj!
Në serialin e famshëm të Netflix-it, dashuria nuk është as përrallë, as tragjedi, është kaotike, me stil dhe ndonjëherë komikisht e dhimbshme. Lejla kalon nga një front dashurie në tjetrin – nga një shef kuzhine joshës, te një miliarder misterioz me të kaluar të komplikuar, por kur ish-i dashuri i saj shfaqet me dëshirën për ta rikthyer, gjithçka bëhet akoma më interesante. Modern, me ritëm të shpejtë, emocional dhe argëtues, seriali i ngjan “Seksi dhe qyteti” në mes të Stambollit.