Çorbë pikante me thjerrëza dhe karrota

Çorbë pikante me thjerrëza dhe karrota

Përbërësit e nevojshëm:

• 2 lugë çaji fara qimnoni
• një majë me thekon djegës
• 2 lugë vaj ulliri
• 600 gr karota të lara dhe të prera në copa ose të grira
• 140 g thjerrëza të kuqe
• 1 l supë të nxehtë me perime (edhe nga një kub është në rregull)
• 125 ml qumësht
• 1 copë bukë integrale dhe kos si pjatë anësore

Përgatitja:

Në një tenxhere të nxehur, skuqni farat qimnonit dhe thekonin djegës për rreth 1 minutë ose derisa të fillojnë të shpërthejnë dhe të lëshojnë aromat e tyre. Hiqni afërsisht gjysmën e erëzave nga tenxherja dhe lërini mënjanë. Në tenxhere shtoni vajin e ullirit, karotën, thjerrëzat, supën e perimeve dhe qumështin dhe lerini të ziejnë. Zieni për rreth 15 minuta derisa thjerrëzat të zbuten. Hidheni supën e përfunduar në një grirëse ose lereni ashtu siç është. Hidhni kripë dhe piper. Shërbejeni të nxehtë dhe sipër spërkatni kosin dhe pjesën e mbetur të erëzave. Shijon më shumë me një simite të ngrohtë.