Dolli me mjaltë dhe arra

Dolli me mjaltë dhe arra

Përbërësit e nevojshëm

  • 3 lugë arra
  • 2 feta buke integrale
  • 3 lugë çaji jogurt grek
  • 2 lugë çaji mjaltë
  • disa kokrra të boronicës

Përgatitja:

Pritini arrat. I thekni fetat e bukës dhe më pas i lyeni me mjaltë derisa janë të nxehta. Përsipër lyeni me kosin grek dhe mbi të renditni arrat dhe boronica. Sipër, aplikoni pak më shumë mjaltë në secilën pjesë të bukës.