Doza ditore e shëndetit

Doza ditore e shëndetit

Për çdo konsumator aktiv të stresit, lodhjes dhe rraskapitjes

Do të ishte vërtet shumë mirë sikur lodhja të zgjidhej me gjumë dhe stresi me një seancë joga. Por, këtë nuk e lejon as koha dhe as detyrimet. Prandaj, nuk është për t’u habitur që ne zgjedhim mundësinë e dytë më të mirë – suplemente vitaminash.

Në fakt, 1/3 prej nesh marrin çdo ditë vitamina si suplemente ushqimore, ndërsa 15% e rrisin dozën kur ndihen të dobët, të lodhur apo të rraskapitur. Dhe kjo është krejtësisht në rregull!

PËR ENERGJI – B KOMPLEKS

Nëse e keni zakon të konsumoni kafe në sasi të mëdha, me siguri keni mungesë të vitaminave B. Edhe pse organizmi furnizohet me vitamina B nëpërmjet ushqimit, veçanërisht nëpërmjet mishit, peshkut dhe produkteve të qumështit, në shumicën e rasteve nevojat nuk plotësohen tërësisht. Në këtë rast fillon lodhja dhe rënia e përqendrimit. Vitaminat B kanë për detyrë të shndërrojnë ushqimin në energji dhe marrja e tyre si kompleks është një metodë ideale për të kapërcyer shpejt lodhjen kronike. Është më mirë t’i pini në mëngjes ose gjatë kohës së drekës, pasi kanë tendencë të rrisin energjinë e cila mund të ndikojë te gjumi.

PËR STRES – ASHWAGANDHA (Xhenseni indian)

Bima e njohur si qershia e dimrit ose xhenseni indian, është përdorur prej kohësh në mjekësinë Ajurvedike. Veçanërisht sot, ajo është aktuale në të gjithë botën dhe shpesh kërkohet për menaxhim më të lehtë të stresit. Bima i frenon hormonet e stresit kortizolin dhe adrenalinën, të cilat trupi tenton t’i çlirojë kur stresohet. Por, te disa njerëz, ashwagandha ka një efekt të fortë, njëlloj sikur të kenë marrë një qetësues, gjë e cila sjell edhe një rënie e presionit të gjakut. Prandaj, konsultohuni me mjekun përpara se të filloni të përdorni ashwagandha.

PËR LËKURËJOD

Gjendjet e ndryshme të lëkurës si shumë e yndyrshme ose shumë e thatë, duke përfshirë edhe puçrrat, mund të jenë rezultat i problemeve të gjëndrës tiroide. Jodi është një mineral me rëndësi të madhe për organizmin, pavarësisht se nevojitet vetëm në sasi të vogla. Në prani të jodit, gjasat janë të vogla që të vijë deri te ngadalësimi i funksionit të gjëndrës tiroide (hipotiroidizmi). Si ta kuptoni që keni mungesë jodi? Lëkurë e thatë, thonjtë e plasaritur, flokë të thatë, humbje e flokëve dhe lodhje.
Jodi është një antioksidant i fortë që ndikon te radikalet e lira që synojnë të nxisin njollat ​​dhe rrudhat në lëkurë. Jodi mund të merret lehtësisht nëpërmjet ushqimit, dhe më së shumti gjendet në lakrën jeshile (brassica oleracea) dhe frutat e detit. Por, nëse nuk ju pëlqejnë frutat e detit apo lakra jeshile, ka shumë suplemente në treg të cilat kanë jod në përbërjen e tyre. Konsultohuni me mjekun përpara se të merrni jod përmes suplementeve sepse dozat e tepërta të mineralit mund ta përkeqësojnë hipotiroidizmin.

PËR MIRËQENIEZINK

A jeni vazhdimisht të sëmurë? Gjatë gjithë sezonit shoqëroheni me shami dhe sprej për hundë? Është koha që t’i përkushtoheni imunitetit. Pa dyshim që të gjitha vitaminat dhe mineralet janë miqësore me imunitetin, por shumë shpesh e harrojmë zinkun, i cili në fakt është minerali kryesor për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemit imunitar. Zinku është një hallkë e rëndësishme në riprodhimin e qelizave, tretjen, shëndetin riprodhues dhe mbrojtjen nga radikalet e lira.
Falë zinkut formohen qelizat e bardha të gjakut të cilat mbrojnë nga bakteret dhe viruset. Mos harroni se kur pini zink, trupi ka nevojë për aminoacide për të përthithur mineralin, kështu që hani më shumë mish, vezë, speca, hudhër, brokoli dhe tërshërë. Konsumimi i formave sintetike të zinkut me stomakun bosh mund të shkaktojë të përziera, prandaj merrni suplementin pas ngrënies.

ÇDO VITAMINË ËSHTË E RËNDËSISHME!

Por, këto janë të domosdoshme për stilin aktual të jetesës që e bëjmë pothuajse të gjithë ne.

ACIDET YNDYRORE ESENCIALE

Acidet yndyrore omega-3 dhe omega-6 ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit, përmirësimin e kujtesës dhe ruajtjen e hidratimit të lëkurës.

MAGNEZ DHE KALCIUM

Një kombinim i shkëlqyer për ruajtjen e densitetit, fortësisë, elasticitetit të kockave dhe muskujve. Veçanërisht të dobishme për relaksim gjatë stresit të lartë, shtrëngimit dhe spazmave në gjymtyrë.

PROBIOTIKËT

Një sistem tretës i shëndetshëm që funksionon në mënyrë të shkëlqyer, çon në forcimin e imunitetit dhe përmirësimin e funksionit të trurit në çdo kuptim.