HOROSKOPI MUJOR KORRIK – GUSHT 2024

HOROSKOPI MUJOR KORRIK – GUSHT 2024

BEFASI PËR LUANËT, NDRYSHIME PËR PESHORET

DASHI

Investimi i tepërt i kohës dhe energjisë për të realizuar një bashkëpunim të sinqertë me të tjerët, nuk ju ka sjellë rezultate harmonike dhe marrëdhënie premtuese, prandaj është e nevojshme të ndryshoni qasjen ndaj gjërave. E rëndësishme është të dilni nga periudha melankolike dhe të çliroheni nga tensioni psikofizik. Është e dobishme nëse udhëtoni ose ecni shpesh në natyrë.

DEMI

Nuk duhet të silleni me nervozizëm dhe kokëfortësi, sepse keni nevojë për spontanitet dhe një qasje pozitive. Tensioni i brendshëm do të zhduket nëse punoni për të pranuar veten, shikoni në mënyrë pozitive sfidat e jetës dhe hapni një faqe të re në marrëdhëniet tuaja me të tjerët.

BINJAKËT

Është e nevojshme të organizoheni mirë dhe t’i jepni përparësi kontakteve me njerëzit që ju stimulojnë pozitivisht dhe të distancoheni nga ata që ju vjedhin energjinë pozitive. Përdorni vlerat tuaja me mençuri dhe durim, por gjithashtu jini të vetëdijshëm për dobësitë tuaja. Kushtoni më shumë vëmendje shëndetit tuaj.

KANCERI

Mos besoni në gjithçka që dëgjoni ose ju ofrojnë njerëzit që ju rrethojnë. Ju ka ndodhur shpesh që t’i nënshtroheni maksimalisht sugjerimeve të huaja dhe të pranoni marrëdhënie që kanë rezultuar joproduktive dhe shkatërruese. Analitika dhe durimi janë çelësi i suksesit. Kushtoni më shumë vëmendje gjendjes tuaj psikofizike.

LUANI

Keni pritur mjaftueshëm që gjërat të lëvizin nga ngërçi, sepse pa veprime energjike dhe të guximshme, rrallë mund të vendoset ndryshimi dhe të lëvizet drejt perspektivës më harmonike. Suksesi do të vijë, thjesht duhet të jeni më të vendosur. Prisni befasi të këndshme.

VIRGJËRESHA

Ruani energjinë tuaj. Problemet që ju ndjekin në nivel emocional nuk do t’i eliminoni, nëse nuk përpiqeni me qasje pozitive të ndikoni te njerëzit që ju rrethojnë. Në fakt, edhe pse për shumë gjëra e thoni të vërtetën, është e nevojshme të kuptoni se në momentet e krizës, më i mençuri gjithmonë dorëzohet dhe fokusohet te qetësia e shpirtit.

PESHORJA

Ndryshimet do të jenë aktuale gjatë periudhës në vijim. Pavarësisht se keni arritur të tejkaloni problemet në marrëdhëniet me të afërmit, gjithsesi nuk duhet të relaksoheni shumë, sepse mund të ndodhë lehtësisht që gjithçka që keni ndërtuar me këmbëngulje dhe durim të shembet si një kullë prej letre. Të vepruarit me zgjuarsi është baza për përparimin tuaj.

AKREPI

Nuk duhet të shpresoni për sukses sepse qëndrimi që keni zhvilluar ndaj rrethanave të jetës nuk premton realizim dhe dalje nga kriza. Do t’ju duhet të ndryshoni diçka në qasjen tuaj, gjegjësisht të tregoni më shumë përgjegjësi, ndjenjë për bashkëpunim pozitiv dhe stabilitet në sjellje. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të vendosni harmoninë psikofizike.

SHIGJETARI

Keni mundësi të shkëlqyera për të përforcuar pozicionin tuaj në sferën profesionale dhe për të krijuar një perspektivë shumë më harmonike në marrëdhënien tuaj emocionale. Arsyeja e kënaqësisë qëndron në ndikimin pozitiv të yjeve dhe mbështetjen në forcat personale. Kjo periudhë është e favorshme për shitblerjen e pasurive të paluajtshme.

BRICJAPI

Bëni një plan përpara se të ndërmerrni aktivitete të rrezikshme, sepse nëse veproni në mënyrë të pamatur atëherë patjetër që do të përballeni me rreziqe dhe vështirësi, nga të cilat nuk do të shpëtoni lehtë. Me rëndësi është t’i njihni rreziqet dhe të ecni përpara drejt anëve mira të jetës.

UJORI

Edhe pse planetët nuk do t’ju mundësojnë realizim të lehtë dhe ekzistencë harmonike, megjithatë nuk duhet të keni frikë nga sfidat. Gjëja më e rëndësishme është të largoheni nga situatat joproduktive dhe të mos i impononi aktivitetet, të cilat do të duken tërheqëse vetëm për një moment. Kushtoni vëmendje shëndetit dhe paqes së brendshme.

PESHQIT

Bëni një plan përpara se të veproni, sepse me sjellje të durueshme dhe të disiplinuar do të arrini të realizoni potencialet. Është shumë e rëndësishme që keni arritur të përballoni shumicën e problemeve dhe vështirësive. Tani do të jeni në gjendje t’u afroheni angazhimeve të reja shumë më spontanisht dhe të arrini përparim.

Shkruan: Zoran Krstevski