DASHURI TE PESHORET, NDRYSHIME TE SHIGJETARËT
DASHI
Mos ndërmerrni aktivitete të rrezikshme dhe përpiquni që me një qasje të zgjuar të dalloni rreziqet. Nuk ju rekomandohet të mbështeteni në premtimet e të tjerëve dhe të prisni që dikush nga jashtë të vijë dhe t’ju ndihmojë të eliminoni kufizimet. Më së miri është të besoni në vlerat tuaja dhe të përqendroheni te ajo që është pozitive.
DEMI
Disa rrethana nuk do të jenë në favorin tuaj, prandaj do t’ju duhet t’i kapërceni kufizimet me një qasje konstruktive. Kështu që, mos prisni që dikush tjetër t’i zgjidhë problemet tuaja – por merrni vetë iniciativën dhe tregoni më shumë guxim, vendosmëri dhe vetëbesim. Në fushën e dashurisë, krijoni një marrëdhënie të bazuar në bisedë, besim dhe mirëkuptim.
BINJAKËT
Nuk duhet t’u lejoni personave që gjenden rreth jush të drejtojnë jetën tuaj dhe t’ju tregojnë si të mendoni dhe të silleni. Edhe pse është mirë të dëgjohen këshillat me qëllim të mirë, megjithatë nuk duhet të bëheni plotësisht pasivë dhe t’u lejoni të tjerëve të dominojnë. Mbështetuni në forcat tuaja dhe rezistoni ndaj kufizimeve.
GAFORRJA
Bëni një organizim të mirë dhe përqendrohuni në aktivitetet e punës. Më e rëndësishmja është që tranzitet planetare do t’ju mundësojnë t’u dorëzoheni më lirshëm momenteve romantike dhe të ndjeni harmoninë në sferën familjare. Sidoqoftë, lumturia në jetën tuaj do të rikthehet ngadalë, por me siguri.
LUANI
Është iluzore të përpiqeni të ndikoni te njerëzit që nuk dëshirojnë të bëjnë një ndryshim pozitiv në jetën e tyre. Orientoni energjinë tuaj te ato aktivitete që ju mundësojnë të vini në shprehje. Nuk do të arrini asgjë pozitive nëse vazhdoni të investoni te të tjerët duke anashkaluar nevojat dhe vlerat tuaja.
VIRGJËRESHA
Gjendja emocionale ju krijon vazhdimisht shqetësim dhe tension, gjë që vjen si pasojë e ndarjes mes detyrimeve familjare dhe detyrave të punës. Nëse dëshironi të krijoni ekuilibër, qasuni situatave me konstruktivitet dhe durim. Merruni me pastrimin e ndikimeve negative, sepse vetëm kështu do të shmangni konfuzionin dhe lodhjen psikofizike.
PESHORJA
Përqendrohuni te mundësitë pozitive, sepse nëse vazhdoni të lini problemet të zgjidhen vetvetiu pa ndërmarrë nismë dhe pa vendosur kufij të qartë, atëherë mos prisni harmoni dhe përparim. Hapuni ndaj dashurisë dhe bashkëpunimit dhe shprehni veçantinë tuaj. Shpesh keni arritur të gjeni zgjidhje, pavarësisht rrethanave të vështira.
AKREPI
Nuk duhet të jeni të pakënaqur me perspektivat, sepse pa marrë parasysh se ende nuk keni arritur të realizoni në mënyrën më të mirë vlerat tuaja, megjithatë keni bërë një përparim të caktuar. Në vend që të nxitoni pa menduar drejt qëllimit, ju rekomandohet të veproni ngadalë, por me siguri, për t’i vënë gjërat në rregullin më të mirë të mundshëm.
SHIGJETARI
Përcaktoni prioritetet thelbësore dhe mos e shpenzoni energjinë pozitive për njerëz apo ngjarje që nuk premtojnë sukses dhe realizim. Më së miri është të filloni ngadalë, por me siguri, të ndërtoni një koncepti të ri dhe të ndaloni ndikimet negative që vijnë nga mjedisi i jashtëm. Yjet tregojnë se do t’ia dilni në qëllimet tuaja, prandaj jini optimistë dhe të guximshëm në performancën tuaj.
BRICJAPI
Është koha të distancoheni nga personat të cilët përveç nervozizëm dhe pasiguri, nuk ju kanë sjellë asgjë tjetër. Vendosni një vizion të ri, mendoni me optimizëm dhe kuptoni se vetëm vetja juaj mund të jetë e dobishme për ju. Yjet fillojnë të ndikojnë në mënyrë harmonike mbi personalitetin tuaj. Kjo premton se nëse organizoheni mirë dhe eliminoni ndikimet negative, do të arrini të harmonizoheni në planin psikofizik.
UJORI
Gjendja në planin psikofizik, edhe pse do t’ju shkaktojë nervozë dhe reagime impulsive ndaj kufizimeve, megjithatë do të arrini të bëni një hap përpara në fushën profesionale, gjegjësisht emocionale që ju intereson. Mos u shqetësoni për mendimet e të tjerëve, por me guxim ndiqni qëllimet tuaja. Në dashuri, pranoni sfidën.
PESHQIT
Do të arrini të minimizoni stagnimin, frikën e brendshme dhe kufizimet e imponuara, gjë që pritet të sjellë përmirësim si në punë, ashtu edhe në dashuri. Më e rëndësishmja është që do të zhvilloni potencialet tuaja shumë më spontanisht dhe do të dilni nga kriza psikofizike. Kjo periudhë është e përshtatshme për udhëtime.