Një qendër simpatike e historisë, kulturës dhe argëtimit
Kardifi, kryeqyteti i Uellsit, është një nga metropolet më të reja në lulëzim të Evropës, në të cilin gërshetohen historia e pasur me atraksionet moderne. Shpesh i lënë në hije nga fqinjët e tij më të shquar, Kardifi meriton të vizitohet nga të gjithë dashamirët e artit, historisë, kulturës, modës.
Kultura dhe trashëgimia
Kardifi është vendi i një numri të madh kështjellash dhe rrënojash historike. Historia e qytetit daton që nga koha romake, për të cilën dëshmon Kalaja e Kardifit e vendosur në zemër të qytetit. Është një kombinim i vërtetë arkitektonik i asaj që u ruajt nga normanët, dhe një ambienti të brendshëm luksoz në stilin viktorian.
Atraksionet
Edhe sikur të dëshironi, është e pamundur të anashkaloni 3 atraksionet më të mëdha të Kardifit: Kalaja e Kardifit, Stadiumi Milenium dhe Muzeu Kombëtar, të gjithë pranë njëri-tjetrit në qendër të qytetit. Por, edhe në afërsi të qytetit ka vende të panumërta atraktive, si vetë bregdeti, ku ndodhet Qendra Milenium e Uellsit dhe kalaja përrallore Kox.
Kuzhina
Një sërë restorantesh me zgjedhje të pafund kuzhinash, Kardifi gëzon një reputacion të veçantë kur bëhet fjalë për ushqimin. Turistët nuk ngurrojnë të shijojnë specialitetin e mishit të qengjit dhe viçit të përgatitur sipas mënyrës tradicionale të Uellsit. Mund të gjeni në çdo kohë fruta dhe perime organike, peshk të freskët dhe ushqim deti.
Jeta e natës
Jeta e natës në Kardif është e përqendruar në dhe përreth rrugës St. Mary. Bare, lokale, klube, të gjitha llojet e argëtimit të vendosura në të njëjtën rrugë. Greyfriars Road është qendra e koktejeve dhe verërave të shkëlqyera, ndërsa Cardiff Bay është ideal për ata që kërkojnë një darkë të qetë romantike.
Blerjet
Nuk do të zhgënjeheni nëse shkoni për blerje në Kardif. Queen Street është zona kryesore tregtare e qytetit ku do të gjeni dyqane të modës së lartë; nëse keni një buxhet të kufizuar, atëherë drejtohuni në qendrën tregtare St. David; markat botërore dhe baret unike të kafesë ju presin në Victorian Arcades.
Si është moti?
14 °C është temperatura mesatare në vjeshtë, me shira të shpeshta të shkurtra, prandaj merrni me vete një ombrellë.