Çfarë duhet të hani, çfarë të shmangni?
Gjumi sjell shëndet, freski dhe bukuri. Por, a do të keni një gjumë cilësor, varet nga mënyra e jetesës që bëni dhe ushqimi që konsumoni. Për këtë arsye, kemi përgatitur për ju një listë që duhet ta ndiqni sa herë që keni vështirësi me gjumin.
Ushqimi që ju mban zgjuar
Sheqeri
Sheqeri dhe karbohidratet e rafinuara nxisin ndjenjën e urisë në mbrëmje dhe ju bëjnë euforikë në kuptimin negativ. Bëheni nervoz dhe negativ, e kjo gjendje e largon lehtësisht gjumin.
Alkooli
Konsumimi i tepërt i alkoolit i harxhon rezervat e vitaminave B të cilat lidhen drejtpërdrejt me gjumin e shëndetshëm.
Tiramina
Ky aminoacid, që gjendet në proshutë, salçice dhe djathë, nxit sekretimin e norepinefrinës, e cila stimulon trurin dhe e mban zgjuar.
Kapsaicina
Ushqimet pikante si specat djegës ose salca përmbajnë kapsaicinë, një përbërës për të cilin studiuesit prej kohësh kanë vërtetuar se shkakton pagjumësi.
Kafeina
Shmangni jo vetëm kafenë e zakonshme por edhe atë pa kafeinë sepse ka vetëm 5 miligramë më pak kafeinë, por shmangni gjithashtu edhe çajrat si ai jeshil apo i zi dhe pijet e gazuara.
Teobromina
Ky përbërës që gjendet në kakao dhe rrjedhimisht edhe në çokollatë, është po aq i fuqishëm sa kafeina. Ëmbëlsirat janë të rezervuara për mesditë.
Ushqimi që do t’ju ndihmojë të flini
Triptofani
Ky aminoacid stimulon sekretimin e serotoninës, e cila nga ana tjetër do të stimulojë hormonet e gjumit.
Kromi
Kromi në patate, bajame, arra dhe fruta të tjera të thata do t’ju ndihmojë të mbani nivele të qëndrueshme të sheqerit në gjak gjatë gjithë natës.
Magnezi
Mungesa e magnezit shkakton nervozizëm, ankth dhe pagjumësi. Furnizoni organizmin tuaj me këtë mineral thelbësor përmes konsumimit të bajameve ose susamit.
Hekuri
Mungesa e këtij minerali mund të shkaktojë gjumë të parehatshëm, zgjime të shpeshta gjatë natës dhe lodhje të madhe gjatë ditës.
Lactucarium
Ky përbërës është një qetësues i vërtetë natyror dhe gjendet në spinaq, majdanoz dhe marule.
Kalciumi
Studiuesit kanë vërtetuar se njerëzit me nivele të dobëta të kalciumit kanë vështirësi të bien në fazën e thellë të gjumit REM (faza në të cilën të dy sytë lëvizin të sinkronuzuar).
Gjumë për një jetë të gjatë
Njerëzit që flenë rregullisht 7.5 orë, jetojnë më gjatë për dallim ata që flenë vetëm gjysmë ore më pak ose më shumë!
(Burimi: Universiteti Shtetëror Portland)
FAKTE INTERESANTE PËR GJUMIN
- 12% e njerëzve kanë ëndrra bardh e zi. Para shfaqjes së televizorëve me ngjyra, shifra ka qenë 75%.
- Nëse ju merr gjumi për më pak se 5 minuta, atëherë me siguri do të mbeteni pa gjumë. Koha ideale për të fjetur është 10 minuta.
- Është vërtetuar shkencërisht se i ëndërrojmë vetëm njerëzit që i kemi parë, rastësisht ose jo.
- Njeriu zgjohet mesatarisht 6 herë gjatë natës.
- Klinofobia është frika nga gjumi.
- Rekordi botëror për pagjumësinë u vendos nga 17-vjeçari Rendi Gardner në vitin 1964. Ai ishte zgjuar për 264 orë e 12 minuta të pabesueshme.