Kokosi

Kokosi

Një frut ekstra ushqyese që meriton një vend në menunë tuaj

Nëse jeni një nga ata njerëz që ju pëlqen të eksperimentoni me shijet, atëherë lini vend për kokosin e vjetër të mirë. Ndryshe nga dikur, kur në ëmbëlsira përdoreshin vetëm fjollat e kokosit, sot në treg ka një sërë ushqimesh kokosi me të cilat mund të gatuani gjella të shijshme dhe të shëndetshme.

Karakteristika kryesore ushqyese e kokosit është se jep shumë energji dhe nxit një humor të mirë. Femrat e vlerësojnë më së shumti për efektin e mëndafshtë që i jep lëkurës dhe askush nuk qëndron indiferent ndaj nuacës së saj aromatike relaksuese.

Ujë kokosi

Uji i kokosit, i cili është plot me elektrolite siç është kaliumi, është një pije ideale pas stërvitjes pasi ndihmon trupin të kompensojë ujin e humbur. Ai përmban shumë pak kalori – më pak se 80 në një shishe prej 400 ml. Megjithatë, pini me masë, veçanërisht nëse shmangni sheqerin.

Leskra kokosi

Të pasura me acide yndyrore me gjatësi të mesme (MCFA), leskrat e kokosit stimulojnë metabolizmin, duke ndikuar kështu në mënyrë indirekte në humbjen e peshës. Ato do t’ju japin energji të menjëhershme dhe janë një alternativë shumë më e shëndetshme se sa thërrimet e çokollatës në ëmbëlsira dhe çokollatat. Mund t’i konsumoni çdo ditë, thjesht i përfshini në drithërat e mëngjesit, shtoni pak mjaltë dhe do të fitoni një shije të mahnitshme.

Qumësht kokosi

Në vend të qumështit të bajames ose qumështit të sojës, bëni zakon të shtoni qumësht të pastër kokosi në kafenë tuaj të mëngjesit. Po, kjo do të shtojë 40 kalori shtesë, por acidet yndyrore të kokosit ruajnë sistemin imunitar.

Kos kokosi

Kosi i kokosit nuk përmban produkte të qumështit, por sërish është i pasur me kalcium, një mineral që do t’i mbajë kockat tuaja të shëndetshme, do t’i forcojë ato dhe gjithashtu do të përshpejtojë metabolizmin. Konsumojeni me drithëra të pasura me fibra ose fruta të freskëta.

Miell kokosi

Mielli i kokosit përmban një përqindje të lartë të fibrave, yndyrave dhe proteinave të shëndetshme dhe për shkak të indeksit të ulët glicemik mund të jeni të sigurt se nuk do të rrisë sheqerin në gjak. Pa gluten – ideale për pacientët celiakë. Nëse gatuani rregullisht miell kokosi, do të rrisni marrjen e atyre fibrave që janë të këndshme për stomakun dhe zorrët.

Vaj kokosi

Në vend të vajit të lulediellit ose gjalpit, përdorni vaj kokosi për të reduktuar yndyrnat e ngopura jo të shëndetshme duke nxitur tretjen. Përveç gatimit, vaji i kokosit është miqësor me lëkurën dhe flokët, duke u dhënë atyre lagështi dhe shkëlqim të menjëhershëm.

Krem kokosi

Kremi i kokosit është një burim i shkëlqyer i proteinave, antioksidantëve, fosforit, magnezit, kolinës, folatit dhe përmban më shumë kalium që është i nevojshëm për shëndetin e çdo qelize të vetme në trup. Kjo përbërje e bën kremin e kokosit të shkëlqyeshëm për reduktimin e rrezikut të presionit të lartë të gjakut, lodhjes dhe ngërçeve të muskujve.