Përbërësit e nevojshëm:
- 200 g qiqra të ziera (ose të konservuara)
- 120 g hurma të freskëta (të zbutura më parë në ujë për 15-30 minuta)
- 100 g çokollatë të zezë
- 2 lugë vaj kokosi (mund të përdorni edhe vaj ulliri)
- pak ekstrakt vanilje
Përgatitja:
Çokollatën vendoseni në temperaturë të ulët që të shkrihet së bashku me vajin. Hidhni çokollatën e shkrirë në një grirëse së bashku me qiqrat dhe hurmat. Shtoni vaniljen. Përzieni derisa të përftoni një përzierje të trashë kremoze. Masën derdheni në një enë dhe lereni në frigorifer për një deri në dy orë, në mënyrë që të forcohet mirë. Më pas, masën prisni në kube dhe çdo kub dekoroni me lajthi të copëtuara dhe feta frutash të freskëta. Janë më të shijshme në kombinim me feta portokalli ose fruta pylli.