Me ushqimet e duhura në pjatën tuaj do të jeni në gjendje të qëndroni të shëndetshëm gjatë gjithë dimrit
Lani duart shpesh, përdorni peshqirë letre njëpërdorimshme, teshtini dhe kollitni në pjesën e brendshme të bërrylit, vishni një maskë mbrojtëse në ambiente të mbyllura, qëndroni larg bashkëbiseduesve, ajrosni dhomën sa herë që ajri jashtë është i pastër… rregullat e mbrojtjes nga viruset i dimë përmendësh.
Por pse të mos flasim për ushqimin kur është ndoshta më e rëndësishmja nga të gjitha masat paraprake të listuara më sipër? Me pak ushqim më të shëndetshëm dhe stërvitje, ju do të forconi imunitetin tuaj, kështu që mbrojtja juaj do të funksionojë pavarësisht se çfarë ju sulmon.
Ftohjet dhe gripi
Profesori Ron Eccles i Universitetit ” Kardif” e di se si të parandalojë teshtitjen e dimrit dhe rrjedhjen e hundës. “Të ftohtin e zakonshëm duhet të ngopet dhe gripi duhet të ngordh urie – kjo është një thënie që nuk ka më rëndësi,” tha Eccles. “Duhet të hani mirë për të shmangur ftohjen dhe të ballafaqoheni me ethet, sepse trupi ka nevojë për lëndë ushqyese shtesë për t’u mbrojtur kundër infeksionit”, shpjegon ai. Hani një shumëllojshmëri ushqimesh, lista e lëndëve ushqyese që ndikojnë në imunitetin është shumë e gjatë. Të domosdoshme janë proteinat pa yndyrë, drithërat, karbohidratet e papërpunuara, produktet e qumështit. Perimet dhe frutat në të gjitha ngjyrat që do të përfshihen në çdo vakt, arrat dhe farat për të marrë vitamina, mineralet dhe antioksidantët. Filloni me ndryshime gjatë vaktit tuaj në punë, le të jetë një sandviç, por sigurohuni që të përfshijë perime në vend të keçap-it (ketchup) dhe majonezës. Nëse tashmë jeni të sëmurë, vendoseni listën e mëposhtme në frigorifer. Me siguri do te bëheni me mire…
HUDHËR
“Substanca allicin që gjendet tek hudhra ka efekte antivirale, antibakteriale dhe antifungale, që do të thotë se ia vlen të përfshihet në dietë, veçanërisht gjatë sezonit të viruseve”, tha profesor Eccles.
PEMË TË FRESKËTA
“Një numër studimesh shkencore tregojnë se doza të larta të vitaminës C mund të shkurtojnë kohëzgjatjen dhe intensitetin e ftohjes së zakonshme”, thotë Eccles. Por limoni nuk është burimi i vetëm: manaferrat, mjedrat, kivi, specat, perimet me gjethe jeshile të errët dhe madje edhe patatet janë të pasura me vitaminë C.
PIJE TE NXEHTA
Nuk ka rëndësi nëse është një limon i nxehtë me mjaltë, çaj i nxehtë apo supë pule, hulumtimet tregojnë se çdo pije e nxehtë është një armë efektive. Ato stimulojnë sekretimin e jargëve dhe pështymës dhe në këtë mënyrë zbutin fytin dhe qetësojnë kollën. Për shkak se ju humbni shumë lëngje në trup kur jeni të ftohur, pijet janë një mënyrë e sigurt për të qëndruar të hidratuar. Avulli i pijeve zhbllokon hundën në mënyrë shtesë, kurse duke nxjerrë sekretin nga hunda dhe fyti do të largoni edhe virusin.
Arma më e mirë kundër gripit
Dale Pinnock, autori i “The Medical Chef”, do t’ju lejojë të hidhni një sy në tenxheren e tij dhe do t’i jeni mirënjohës për jetë, sepse kjo recetë ia vlen të fotografohet me celular, në mënyrë që të keni gjithmonë në dispozicion përbërës që janë të shkëlqyer kundër ftohjes dhe gripit.
Për 4 porcione (pjata):
-
1 qepë e kuqe, e grirë hollë
-
1 spec djegës jeshil, i grirë hollë
-
4 thelpinj hudhre, të grira hollë
-
Një copë rrënjë xhenxhefili 5 cm të freskët, të grirë hollë
-
2 lugë vaj ulliri
-
2 patate të ëmbla më të vogla, të prera në kubikë
-
8 deri në 10 shiitake ose lloj tjetër kërpudhash
-
2 grushta kokrra goji (Lycium barbarum)
-
supë e pastër me perime
-
kripë dhe piper të zi
Hidhni qepën, specin djegës, hudhrën dhe xhenxhefilin në një tenxhere të madhe me vaj ulliri. Ziejini përbërësit në zjarr të qetë për rreth 5 minuta, derisa qepët të zbuten. Shtoni patatet e ëmbla, kërpudhat dhe kokrrat e kuqe. Përziejini mirë, më pas hidhni supën e pastër me perime. Lëreni supën të ziejë për 10 deri në 15 minuta, derisa patatet të zbuten. Nëse dëshironi, mund ta përzieni edhe supën sapo të jetë gatuar.
Virusi i stomakut
Të gjithë ata që e kanë hasur e dinë – virusi i stomakut sulmon në mënyrë agresive! Simptomat si pështjellje, diarre, të vjella, ngërçe, radhiten njëra pas tjetrës dhe në pak sekonda i infektuari lodhet plotësisht. Çdo e vjellë lëshon rreth miliona grimca virale që përhapen deri në 3 metra. Pasi të ngjiten në një sipërfaqe, ato mund të mbijetojnë deri në 12 ditë. Ata që do t’i nënshtroheni virusit, le të udhëhiqen nga plani i mëposhtëm:
Pushoni
Harrojeni pastrimin e shtëpisë, harrojeni idenë për të shkuar në punë, jo vetëm që do të ndiheni të pakëndshëm me vizitat e shpeshta në tualet, por do të rrezikoni të bini përtokë pasi virusi i stomakut e shter trupin tuaj deri në palcë.
Hidratim urgjent
Pini gllënjka të vogla ujë, çaj ose elektrolit të tretur, pasi të vini re se stomaku dhe dëshira për të vjella janë qetësuar pak. Dehidratimi është rreziku më i madh i viruseve të stomakut, ndaj duhet të keni gjithmonë një pije izotonike në shtëpi.
Hani më pak dhe më shpesh
Pasi të ndjeni se oreksi juaj po kthehet, është shansi juaj të rifitoni forcën tuaj. Filloni me një supë të lehtë ose smoothie për t’u freskuar. Rritni nivelin tuaj të energjisë me karbohidrate – bukë e thekur me gjalpë ose biskota të thata. Shmangni ushqimet e yndyrshme, të kripura dhe pikante dhe hani ushqime pashije që treten lehtë. Hani shpesh dhe më pak.
Baraspeshë në bark
Pijet probiotike, jogurtët dhe suplementet kontribuojnë në shëndetin e përgjithshëm të zorrëve. Ndonëse konsumimi i rregullt i tyre gjatë dimrit nuk është garanci se do të shmangni viruset e stomakut, megjithatë ato përshpejtojnë shërimin duke ju ndihmuar të rivendosni ekuilibrin e baktereve në sistemin tretës.