Përbërësit e nevojshëm:
- 
230 g gjalpë të zbutur 
- 
150 g sheqer 
- 
1 lugë çaji ekstrakt vanilje 
- ½ lugë çaji kripë e trashë
- 
1 e bardhe veze (me e madhe) 
- 
ngjyra ushqimore sipas zgjedhjes suaj 
- 
450 gr miell për të gjitha përdorimet 
Përgatitja:
Rrihni gjalpin dhe sheqerin derisa të përftoni një masë kremoze, rreth 2 minuta. Shtoni vaniljen, kripën dhe të bardhat e vezëve. Për të marrë lepurushë rozë, hidhni 1-2 pika ngjyrosje të kuqe ushqimore. Ulni shpejtësinë e mikserit dhe shtoni gradualisht miellin. Për çdo lepur, rrotulloni 1 lugë gjelle brumë midis pëllëmbëve tuaja që të fitoni një formë ovale. Përdorni gërshërë për të bërë veshët e shtrirë dhe bëni sytë me një kruese dhëmbësh. I lëmë ëmbëlsirat të forcohen në frigorifer për rreth 1 orë. Ngroheni furrën në 250 gradë dhe piqini ëmbëlsirat deri në kafe të artë, rreth 25 minuta.

