Makarona me kërpudha, sherbelë dhe arra

Makarona me kërpudha, sherbelë dhe arra

Përbërësit e nevojshëm:

  • 340 g makarona sipas zgjedhjes
  • 3 lugë vaj ulliri
  • 3 lugë gjalpë
  • 3 thelpinj hudhër
  • 10-12 gjethe sherbele të freskëta të prera
  • 450 g kërpudha
  • 240 ml krem ​​neutral (hoplla)
  • 50 g parmezan të grirë
  • 60 g fruta të thata arrore sipas dëshirës, të thekura dhe të grira
  • 2 duar spinaq të njomë
  • kripë, piper i zi dhe një majë arrëmyshk

 

Përgatitja:

Gatuani makaronat sipas udhëzimeve. Në një tigan të madh, ngrohni 1 lugë vaj ulliri dhe 3 lugë gjalpë në temperaturë mesatare. Shtoni hudhrën e shtypur dhe gjethet e prera të sherbelës. Skuqni për 2-3 minuta derisa shijet të bashkohen. Shtoni kërpudhat e copëtuara dhe skuqni derisa të marrin ngjyrë. Shtoni kremin dhe gatuani për 5-7 minuta, derisa salca të trashet pak. Shtoni parmezanin e grirë dhe përzieni derisa të shkrihet dhe të bashkohet. Shtoni kripë, piper të zi dhe pak arrëmyshk. Shtoni makaronat e ziera në enën me salcë dhe përzieni mirë. Nëse salca është shumë e trashë, shtoni pak nga uji në të cilin janë zier makaronat. Në fund shtoni spinaqin dhe frutat e thata arrore dhe përzieni mirë që të bashkohen makaronat me salcën. Shërbeni dhe spërkatni me djathë parmezan dhe fruta të thata arrore për një efekt krokant.