Përbërësit e nevojshëm:
- 450 g rigatoni (ose makarona të tjera sipas dëshirës suaj)
- 250 g pure kungulli (i pjekur ose i zier)
- 2 thelpinj hudhër (të prerë imët)
- 250 ml krem gatimi (hoplla)
- 250 ml lëng pule ose perimesh
- 1-2 lugë çaji kripë të trashë
- pak limon të shtrydhur
- 30 g gjalpë
Përbërësit për arrat krokante:
- 120 g arra të grira
- 1 degë rozmarinë të freskët të grirë imët
- 1 lugë gjelle gjalpë të shkrirë
- 1-2 lugë gjelle sheqer të kaftë
- ½ lugë çaji kripë të trashë
- piper i zi sipas shijes
Përgatitja:
Ngrohni furrën në temperaturë 180°C. Grini arrat derisa të marrin një strukturë të imët, derdhni në një tepsi të vogël dhe piqni për 8-10 minuta. Nxirrni nga furra dhe përzieni me rozmarinë, gjalp, sheqer, kripë dhe piper të zi. Lini mënjanë të ftohen. Gatuani makaronat sipas udhëzimeve të paketimit. Ndërsa makaronat janë duke u zier, ngrohni gjalpin në një tigan në zjarr të ulët. Shtoni hudhrën dhe skuqni derisa të bëhet aromatike (mos e skuqni shumë që të mos marrë shije të hidhur). Shtoni purenë e kungullit dhe lëngun e perimeve ose pulës dhe lini salcën të ziejë në temperaturë të ulët që të bashkohen mirë përbërësit. Shtoni hoplla dhe kripë dhe vazhdoni me zierjen derisa salca të trashet. Nëse dëshironi, mund të shtoni pak lëng limoni. Përzieni makaronat e gatuara me salcën. Shërbeni makaronat në enë të cekëta dhe sipër spërkatni me arrat krokante.