Makarona toskane

Makarona toskane

Përbërësit e nevojshëm:

  • 40 g domate të thara në vaj
  • 1 qepë të grirë hollë
  • 125 g gjoks gjeldeti
  • 2 grushta spinaq të njomë
  • 10 g djathë parmezan
  • 40 ml krem ​​neutral (hopla)
  • kripë, hudhër pluhur, majdanoz i thatë
  • 60 g makarona sipas dëshirës

Përgatitja:

Prisni domatet e thara dhe vendosni në një tigan tefloni që të skuqen së bashku me qepët. Nëse është e nevojshme, shtoni pak vaj ulliri. Sapo qepa të fillojë të skuqet, shtoni mishin e prerë në kube. Pasi mishi të jetë skuqur, hidhni kremin dhe erëzat. Lereni salcën në zjarr të ulët të vlojë dhe të trashet, dhe në fund fare shtoni spinaqin e njomë, kurse sipër spërkatni parmezanin. Gatuani edhe 2-3 minuta të tjera, e më pas shtoni makaronat e ziera paraprakisht. Trazoni mirë në temperaturë të ulët, në mënyrë që makaronat të bashkohen me salcën.