Bishtajorja më e vjetër ka një përbërje të mahnitshme dhe shumë pak kalori. Përmban fosfor, magnez, kalium, kalcium, hekur dhe vitamina B9, A, K dhe C. Një racion mashurka përmban rreth 4 gramë fibra vegjetale, kryesisht të tretshme, të cilat janë çelësi për uljen e kolesterolit. Fibrat vegjetale janë një aleat i shkëlqyer në luftën kundër peshës së tepërt, sepse zgjasin ndjenjën e ngopjes.
Por, ato janë gjithashtu përgjegjëse edhe për ruajtjen e mikroflorës së zorrëve dhe zgjidhjen e problemeve më të shpeshta të tretjes, si kapsllëku.Për shkak të fuqisë së saj për të reduktuar presionin e lartë të gjakut, mashurka është mbrojtësja e padiskutueshme e zemrës. Është gjithashtu e shkëlqyeshme për ruajtjen e fortësisë dhe densitetit të kockave, duke marrë parasysh faktin se vetëm një racion me mashurka siguron mbi 20% të nevojave ditore për vitaminë K dhe rreth 5% të nevojave ditore për kalcium.
Mashurka rekomandohet veçanërisht për personat anemikë dhe gratë shtatzëna, sepse kanë nevojë më të madhe për hekur dhe vitaminë B9. Një tjetër avantazh i mashurkave është vitamina C, e cila siguron përthithjen e plotë të hekurit gjatë tretjes.