Mollë dimërore të pjekura

Mollë dimërore të pjekura

Përbërësit e nevojshëm:

  • 4 mollë
  • 2 lugë sheqer të kaftë
  • 1 lugë çaji kanellë
  • 2 lugë arra të bluara
  • 1 lugë rrush të thatë
  • pak rum
  • lëng i shtrydhur limoni
  • lëvore limoni e grirë
  • gjalpë
  • shurup panje

Përgatitja

Lani mollët dhe hiqni thelbin. Në një enë përzieni sheqerin, kanellën, lëngun e limonit, arrat e bluara, rrushin e thatë (të lagur paraprakisht në rum) dhe lëkurën e limonit. Me këtë përzierje mbushni mollët dhe sipër hidhni pak shurup panje. Vendosni mollët në një tavë për pjekje në të cilën do të derdhni ujë të vluar – aq sa të mbulojë mollët deri në gjysmë. Mbi çdo mollë vendosni një kub të vogël gjalpë dhe piqni për 30 minuta në furrë të nxehur në 200 gradë. Zbukuroni me shkopinj kanelle, rrush të thatë dhe sheqer pluhur.