Ndikimi i bakopës (Bacopa monnieri) ndaj demencës

Ndikimi i bakopës (Bacopa monnieri) ndaj demencës

Jetojmë në një kohë ku çdo ditë jemi të ekspozuar ndaj stresit dhe mbingarkesës. Ritmi i shpejtë i jetës, mënyra dhe stili i jetesës janë shkaktarët e të ashtuquajturës Burn Out syndrome (sindroma e djegies), përfaqësuesit gjithnjë e më të shpeshtë, me të cilin përballen pacientët e të gjitha grupmoshave, duke filluar nga adoleshentët dhe duke përfunduar me popullatën geriatrike (të moshuar).

Qëllimi ynë si mjekë, por njëkohësisht edhe vëmendja jonë, synon ruajtjen e shëndetit fizik dhe mendor. Faktorët e sipërpërmendur pasqyrojnë cilësinë e jetës së një individi, dhe pikërisht për këtë, qëllimi ynë është të përmirësojmë, ruajmë ose vazhdojmë cilësinë e jetës dhe në të njëjtën kohë t’i përkushtohemi përqendrimit dhe kujtesës, si pjesë përbërëse e përkufizimit të cilësisë së jetës. Në praktikën e përditshme, pacientët vijnë dhe kërkojnë një preparat i cili do të plotësojë të gjitha nevojat e tyre, nga përmirësimi i aftësive njohëse, deri te përmirësimi i performancës intelektuale, por mbi të gjitha përmirësimin e përqendrimit dhe kujtesës.

Demencën, si një gjendje që lidhet me këtë temë, do ta përkufizoja si humbje serioze e aftësisë njohëse te një person më parë i shëndetshëm. Kjo gjendje nuk është një sëmundje e vetme, por paraqet një sindromë jo të posaçme (d.m.th. një grup shenjash dhe simptomash) në të cilën pjesë të dëmtuara të njohjes mund të jenë kujtesa, vëmendja, aftësia për të mësuar, menduar, ruajtur kujtesën ose rikujtimi i një përvoje nga e kaluara, si dhe ndryshimi i mënyrës së të menduarit, ndjesisë dhe punës. Funksioni i trurit është mjaft i zënë për të ndikuar në jetën normale sociale ose të punës së personit. Demenca karakterizohet nga pamundësia për të kryer aktivitetet e përditshme, si pasojë e reduktimit të aftësive njohëse. Ekzistojnë disa forma të demencës: sëmundja e Alzheimerit, demenca vaskulare, demenca frontotemporale, etj…

Është e një rëndësie thelbësore që kjo sëmundje të diagnostikohet në mënyrë mjekësore, në fazën e hershme, kur shfaqen shenjat e para, dhe zbulimi i hershëm i sëmundjes do të nënkuptojë edhe qasje të hershme në mbështetje, informacione dhe ilaçe. Ka një sërë gjendjesh shëndetësore që shfaqin simptoma të ngjashme me demencën. Këto gjendje shpesh mund të trajtohen ose të ndalohen, në mënyrë që të përmirësohet shëndeti i përgjithshëm i pacientëve. Aktualisht nuk ka trajtim për shumicën e formave të demencës, por janë zbuluar disa ilaçe të cilat reduktojnë disa nga shenjat e sëmundjes.

bakopa

Smart plus nga Advancis është një preparat të cilin do ta veçoja si një suplement për trajtimin e këtyre gjendjeve. Paraqet një formulë të përmirësuar e cila bazohet në L-arginine, bakopa, omega 3 dhe vitaminat e grupit B. Një tonik për trurin, i cili është një ndihmë e rëndësishme në periudhat e kërkesave të larta intelektuale dhe në forcimin e funksionit njohës te fëmijët, të rriturit dhe të moshuarit.

Do t’i kushtoja pak vëmendje një përbërësi që përmban ky preparat. Bëhet fjalë për bimën bakopa (Bacopa monnieri), e cila në mjekësinë tradicionale Ajurvedike përdorej si “tonik për trurin”. Kjo bimë zakonisht përdoret në Indi. Ndihmon në ruajtjen e kujtesës dhe përmirësimin e funksionit njohës, ndihmon gjatë ankthit, redukton inflamacionin, përmban antioksidantë të fuqishëm, ndihmon në reduktimin e simptomave të ADHD (Attention-deficit/hyperactivity disorder – Çrregullimi i hiperaktivitetit dhe mungesës së vëmendjes), ndihmon në uljen e presionit të gjakut, etj… Preparatet nga kjo bimë përdoren për të përmirësuar funksionet njohëse.

Është një preparat efektiv që mbështet ruajtjen e qarkullimit normal të gjakut në tru, ndihmon në përmirësimin e funksionit dhe transmetimin e sinjaleve përmes neuroneve, përmirëson performancën mendore (kognitive), përmirëson kujtesën, pagjumësinë dhe vepron si anksiolitik.
Në mënyrë konkrete, ekstrakti i bakopës përmirëson pranimin e impulseve elektrike, gjegjësisht sinjaleve me informacion, dhe mundëson qasje të përmirësuar deri te qendrat e kujtesës, lidhje më efikase, marrjen dhe përpunimin e informacionit të ruajtur, gjë që rezulton në kujtesë më të mirë. Për shkak të proceseve të veta rigjeneruese adaptive dhe stimuluese, bima mund të përdoret si një mjet ndihmës për rikuperim. Mbështet sistemin nervor, redukton problemet me gjumin, përmirëson kujtesën dhe përqendrimin gjatë përpjekjeve mendore, rekomandohet për pagjumësi, dhimbje koke, dëmtim ose humbje të kujtesës, kundër stresit të rëndë mendor etj. Përdorimi i kësaj dhe çdo terapie, natyrisht, kërkon një konsultim me mjekun tuaj.

Përveç terapisë bazë te pacientët me demencë, preparatet e bazuara në këtë bimë mund të përdoren si terapi plotësuese për përmirësimin dhe reduktimin e simptomave. Njëkohësisht, për personat me demencë mbështetja ka një rëndësi të veçantë, kurse ndihma nga familjet, miqtë dhe kujdestarët, mund të kontribuojë për menazhimin më të lehtë të gjendjes.