Picë me brumë nga thjerrëzat e kuqe

Picë me brumë nga thjerrëzat e kuqe

Përbërësit e nevojshëm për brumin:

  • 1 filxhan thjerrëza të kuqe
  • 1/2 gotë ujë
  • 1/2 lugë çaji kripë
  • 1/2 lugë çaji pluhur hudhre
  • 1/2 lugë çaji rigon
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri

Shtesa sipas dëshirës:

  • 2-3 lugë gjelle salcë domatesh
  • 1 mocarelë
  • domate qershi, ullinj, rukolë, kërpudha shampinjon, kungulleshka

Përgatitja:

Lani thjerrëzat e kuqe dhe lini të qëndrojnë në ujë për të paktën 3-4 orë, ose gjatë gjithë natës. Kulloni thjerrëzat dhe vendosni në një përzierës elektrik. Shtoni 1/2 gote ujë të freskët, kripë, hudhër, rigon dhe vaj ulliri. Përzieni derisa të përftoni një masë të trashë dhe të lëmuar, të ngjashme me brumin e petullave (krepave).
Hidhni përzierjen në një tepsi të shtruar me letër për pjekje dhe shpërndani në mënyrë të barabartë në një trashësi prej rreth 0.5 cm. Piqni brumin në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 20-25 minuta, derisa të ngurtësohet dhe të marrë ngjyrë të artë. Nxirrni brumin nga furra, lyeni me salcë domatesh, radhisni përbërësit sipas dëshirës dhe hidhni sipër kaçkavall. Vendosni përsëri në furrë të piqet edhe për 10 minuta të tjera, aq sa duhet që kaçkavalli të shkrihet.