Picë vegjetariane

Picë vegjetariane

Përbërësit e nevojshëm për brumin:

  • 300 g kungulleshka të njoma
  • 1 qepë
  • 60 ml vaj ulliri
  • 60 ml lëng limoni
  • 2 lugë tharm
  • 1 lugë çaji kripë himalaje
  • 240 g fjolla tërshëre
  • 100 g farë liri të bluar
  • 130 g miell kokosi

Përbërësit për salcën:

  • 160 ml vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle përzierje erëzash (borzilok, rigon, trumzë)
  • 2 lugë çaji hudhër të thatë
  • 1 lugë çaji qimnon
  • 1 lugë çaji spec djegës
  • ½ lugë çaji kripë himalaje

Përbërësit për mbushjen

  • 1 karotë të madhe
  • 1 spec të kuq të madh
  • 1 qepë të kuqe
  • 300 g domate qershi
  • 200 g kërpudha kampionë
  • 100 g brokoli
  • 100 g salcë domatesh
  • 100 g djathë të kripur

Përgatitja:

Përzieni përbërësit e salcës në një enë të thellë, shtoni perimet dhe përzieni mirë që të bashkohen shijet. Radhitni perimet në letër për pjekje dhe dehidratoni në furrë në temperaturë 48 gradë për 2 deri në 4 orë. Përzieni përbërësit për brumin dhe në fund shtoni tërshërën, farat e bluara të lirit dhe miellin e kokosit. Përdorni një lugë për përzierje ose përdorni një përzierës elektrik. Ndani masën në 2 pjesë, bëni formë rrethi të hollë dhe vendosni brumin në letër për pjekje. Lyeni picat me salcë domatesh, më pas shtroni mbushjen e perimeve. Piqni për 10 minuta në furrë të parangrohur në 200 gradë. Në 2-3 minutat e fundit të pjekjes, hidhni djathë sipër picave. Shërbeni picat me ullinj dhe borzilok të freskët.