Pite me hikërr

Pite me hikërr

Përbërësit e nevojshëm:

  • 100 g hikërr
  • 1 vezë
  • pak kripë

Përbërësit e mbushjes:

  • 200 g gjizë
  • 2-3 grushte spinaq të njomë
  • 100 g kos grek
  • 1 vezë
  • susam

Përgatitja:

Zbutni hikrrën në ujë dhe lereni të qëndrojë për të paktën 2 orë, më pas kullojeni mirë. Hikrrën vendoseni në një enë më të thellë, shtoni vezën dhe kriposeni masën. Përzini mirë përbërësit dhe hidhni në një tepsi të shtruar me letër për pjekje, piqeni për 10 minuta në 200 gradë. Bashkoni përbërësit për mbushjen dhe hidhni mbi shtresën e pjekur, kurse sipër spërkatni me farat e susamit. Vendoseni piten përsëri në furrë të piqet edhe për 15 minuta të tjera.