Pjatë pranverore me pulë dhe humus

Pjatë pranverore me pulë dhe humus

Përbërësit e nevojshëm:

  • 300 g fileta pule
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë çaji hudhër pluhur
  • 1/2 luge çaji qimnon
  • 1/2 luge çaji kripë
  • 1/2 lugë çaji piper
  • lëng nga 1/2 limoni

Përbërësit për garniturën:

  • 1 gotë bollgur i zier ose kinoa
  • 1 grusht spinaq të freskët ose rukolë
  • 1/2 avokado, e prerë në copa
  • 5-6 domate qershi, të përgjysmuara
  • 2 lugë gjelle humus
  • 1/4 gotë djathë feta (opsionale)
  • 1 lugë çaji fara luledielli ose susami

Përbërësit për salcën:

  • 2 lugë gjelle kos grek
  • 1 lugë çaji mustardë
  • 1 lugë çaji mjaltë
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 1/2 luge çaji kripë

Përgatitja:

Përzieni erëzat, vajin e ullirit dhe lëngun e limonit, lyeni mirë mishin e pulës dhe lini të marinohet për të paktën 15-20 minuta. Piqni në skarë ose skuqni në një tigan skare për rreth 20 minuta në 200°C, më pas prisni në feta të holla. Vendosni bollgurin e gatuar (ose kinoan) në një pjatë. Shtoni perime të freskëta, avokado dhe domate qershi. Shtoni një lugë humus dhe spërkatni me djathë feta. Mishin e pulës vendosni sipër. Përzieni përbërësit e salcës dhe derdhni mbi pjatën e përgatitur. Shtoni farat e pjekura të lulediellit për një efekt krokant.