Përbërësit e nevojshëm:
- 500 ml qumësht bajamesh
- 1 shkop kanelle
- ½ lugë çaji pluhur maca
- ½ shkop vanilje
- pak arrëmyshk i bluar
- 2 lugë çaji pluhur bajamesh të bluara
- ½ luge çaji ekstrakt vanilje
- 3 lugë çaji niseshte
Përgatitja:
Në temperaturë mesatare, ngrohni qumështin e bajames së bashku me kanellën, pluhurin maca, shkopin e vaniljes, pluhurin e bajames dhe ekstraktin e vaniljes. Sapo përbërësit të arrijnë pikën e vlimit, hiqni shkopinjtë e kanellës dhe vaniljes dhe shtoni gradualisht niseshten derisa të përftoni një masë të trashë. Nëse masa është shumë e trashë, hidhni edhe pak qumësht bajamesh. Dekoroni me kanellë pluhur.