Përbërësit e nevojshëm:
300 ml kos me pak yndyrë
2 lugë çaji qepë të grirë imët
1 lugë gjelle xhenxhefil të freskët të grirë
1 lugë vaj ulliri
½ lugë çaji piper i kuq
1 lugë çaji qimnon
¼ lugë çaji shafran i Indisë
4 thelpinj hudhre, të grira hollë
170 gr gjoks pule
1 lugë kafeje me kripë Himalaje
Përgatitja:
Përziejini përbërësit, përveç kripës. Pritini biftekun në feta me trashësi 1 cm dhe vendosini në marinadë. I vendosim në frigorifer të marinohen për rreth 2 ore. Hiqni fetat nga marinada dhe kullojini mirë. I hedhim kripë nga të dyja anët dhe i pjekim në 180 gradë derisa të marrin ngjyrë të artë.