Qershitë

Qershitë

Një burim i pasur me fibra dhe shumë pak kalori. Ato përmbajnë një sasi të mirë të vitaminës C, kaliumit, bakrit dhe manganit. Është mbresëlënëse sasia e antioksidantëve që e përmbajnë, me ndihmën e të cilëve ato veprojnë në mënyrë parandaluese te një sërë inflamacionesh të mundshme në organizëm. Qershitë e përmirësojnë kujtesën, e mbrojnë zemrën, e forcojnë imunitetin. Hulumtimet shkencore tregojnë se qershitë i reduktojnë simptomat e artritit, veçanërisht të artritit urik (gihtit).