Qull me banane dhe arra

Qull me banane dhe arra

Përbërësit e nevojshëm

  • 1 banane e pjekur më e madhe
  • 30 gr bajame (ose lajthi)
  • 20 g fara liri
  • 10 g arra
  • 1 vezë
  • 1 e bardhë veze
  • 50 ml qumësht
  • kanellë sipas shijes

Përgatitja:

Bluani bananen me pirun ose në blender. Bluani bajamet dhe farat e lirit, kurse arrat i grini, sepse më të mëdha janë më të shijshme. Qumeshtin e hedhim në një enë rezistente ndaj zjarrit dhe sapo të ngrohet pak shtojmë bananet, arrat dhe kokërrat e bluara dhe i lemë të ziejnë në zjarr të ulët. Sapo masa të fillojë të ziejë, shtoni vezët dhe përzieni vazhdimisht. Ziejeni qullën në temperaturë mesatare për 5 deri në 10 minuta. Shijoni me kanellë sipas shijes.